Panorama Sport (Albania)

Sadiku kalon vizitat me Luganon

Negociohet largimi i një 35-vjeçari, presidenti Renzeti: Më i mirë se lojtarët që kemi

- OLSI TUJANI

Armando Sadiku rikthehet te Luga no për të tretën herë në karrierën e tij. Këto janë të dhënat e përditësua­ra dje në orët e fundit të mbrëmjes, teksa sot priten edhe zhvillimet për finalizimi­n e operacioni­t. Sulmuesi i Kombëtares ka kryer dje testet mjekësore, të cilat ishin kërkesa e fundit e skuadrës zvicerane për të nënshkruar edhe kontratën e re me bomberin kuqezi. Në Spanjë dhe në Zvicër e bëjnë fakt të kryer që sot do të ketë një zyrtarizim dhe prezantim të sulmuesit në skuadrën e tij të re, por gjithçka mbetet për t'u parë. VIZITAT

Lugano gjendet në Spanjë dhe po ashtu Sadiku. Skuadra zvicerane është atje për të kryer fazën përgatitor­e, por drejtuesit kanë punuar intensivis­ht në ditët e fundit për të bindur Levanten që të rikthejnë Sadikun në ekip. Gjatë ditës së djeshme, pasi palët kanë gjetur një akord mes tyre, është vendosur edhe që sulmuesi kuqezi të kryejë testet

fizike në Valencia, për të konfirmuar që dëmtimi është çështje e së shkuarës dhe shqiptari është i gatshëm të kontribuoj­ë për ekipin e ri. Ashtu ka ndodhur dhe Sadiku ka marrë edhe "dritën

jeshile" nga mjekët dhe stafi që ka kryer testimet e tij fizike dhe shëndetëso­re. PRESIDENTI

Ai që ka folur i pari në lidhje me këtë transferim ka qenë presidenti i Luganos, Anxhelo Renzeti. I pyetur për formën e shqiptarit, pasi ishte kusht për rikthimin, ai është përgjigjur: "Sadiku është më mirë sesa lojtarët që kemi në ekip", tha Renzeti duke qeshur. Më tej, presidenti ka treguar edhe problemin e dytë. "Nevojitet të bëjmë largime në skuadër që t'i bëjmë vend. Bëhet fjalë jo vetëm vend në organikën e ekipit, por edhe për një vend nga ana financiare", ka vijuar presidenti Renzeti. ZGJIDHJA

Teksa "topi" ka kaluar në anën e klubit, në Zvicër bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës së Luganos janë duke punuar për t'i dhënë zgjidhje pikëpyetje­s së fundit që ka mbetur për afrimin e Sadikut. Bëhet fjalë për largimin e një lojtari në ekip. Mark Janko, austriaku 35vjeçar është në prag të mbylljes së karrierës dhe drejtuesit e Luganos janë duke e zgjidhur të ardhmen e tij, duke pretenduar që të bëjnë një ndarje të shpejt me të, për sa i përket kontratës. Kjo gjë do mundësonte edhe një vend të lirë për shqiptarin 27vjeçar në skuadër. këtë herë. Gjithsesi, shpresoj që të gjithë lojtarët do rikthehen në formë dhe nuk do të ketë dëmtime për të pasur një grup të plotë për trajnerin.

Kosova po has suksese te moshat dhe me përfaqësue­sen e madhe së fundmi. Si i keni parë paraqitjet e saj?

Kosova ka një skuadër të re dhe me lojtarë që kanë vullnet për ta shfrytëzua­r këtë moment të mirë, pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Gjithashtu, edhe me ndërtimin e stadiumit të ri që po luajmë tashmë në Prishtinë, kemi fituar një besim shumë të madh. Kosova ka mjaft lojtarë të mirë, si në mbrojtje ashtu

edhe në sulm dhe besoj se ditaditës do rritet si skuadër, edhe pse duhet të jemi të vetëdijshë­m që nuk ka luajtur me ekipe shumë të mira. Mbetet për ta parë në të ardhmen.

Si e shihni kualitetin mes Shqipërisë dhe Kosovës për lojtarët, a mendoni se dëmtojnë njëra-tjetrën tani që janë dy përfaqësue­se?

Besoj se nuk do e pengojnë njëra-tjetrën. Edhe pse do të ketë pretendime, unë mendoj se çdo futbollist e vendos vetë se për cilën përfaqësue­se do të luajë. Jo vetëm kaq, por për secilën që të vendosë të përfaqësoj­ë, nuk duhet paragjykua­r.

Tani jemi dy kombëtare dhe duhet ta pranojmë këtë fakt.

Por, në rastin e Zhegrovës Panuçi e cilësoi "njeri pa b...".

Ne nuk e dimë se çfarë kanë biseduar ata me njëri-tjetrin. E përsëris se nuk duhet ta gjykojmë një lojtar për zgjedhjen që bën. Në këtë rast, ndoshta ka të drejtë trajneri, por ndoshta e drejta është në anën e lojtarit, ndaj nuk mund të flasim.

Cili ka qenë trajneri më i rreptë që keni pasur gjatë karrierës?

Nikolai Pavllov, një trajner në Ukrainë. Po më i miri?

Oto Bariç!

 ??  ??
 ??  ?? Armando Sadiku, dje duke kryer testet mjekësore për rikthimin te Lugano
Armando Sadiku, dje duke kryer testet mjekësore për rikthimin te Lugano

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania