Panorama Sport (Albania)

esa e lo hur n aj ëllaznimit, familja ana n jek miqësoren

Kavajasit munden në sfidën e radhës përgatitor­e

- Feriz Ferizaj

Besa ka zhvilluar dy takime brenda 48 orëve teksa të shtunën mundi Kombëtaren U20, ndërsa dje ka luajtur përballë Vëllaznimi­t të Gjakovës në kompleksin limpik të Durrësit. E ndodhur në fazën përgatitor­e dhe 2 takime në 48 orë, lodhja fizike ka ndikuar në humbjen e djeshme 1-2 përballë kosovarëve. Përtej kësaj, Magani, është i kënaqur për atë çfarë Besa e tij prodhoi në këtë takim. NDESHJA

Besa ka startuar ndeshjen duke lënë në stol disa titullarë që nga kapiteni Mihani, Biba, Çelhaka, Dikson dhe Mziu, tregues ky i vëzhgimit të grupit e skemave që Magani po përgatit. Miqtë nga ana e tyre startuan me formacioni­n më të mirë. Loja nis e shpejtë dhe karakteriz­ohet nga lufta e fortë në mesfushë ku të dy ekipet tentojnë ta marrin atë. Te verdhezinj­të Mëllugja e Deliu mundohen të nisin manovrat sulmuese drejt Çekiçit e arës. Ndërsa miqtë preferuan të ishin më të përqendrua­r në mesfushë, duke ndihmuar shpesh edhe prapavijën e tyre. Në 45 minutat e dyta të dy trajnerët kryen zëvendësim­et e rastit. Te Besa këto ndërrime nuk sollën uljen e ritmit të lojës, ndërsa e kundërta ndodhi te miqtë. Ata shfaqën më shumë dëshirë dhe ego për ta fituar takimin. Natyrshëm që angazhimi i tyre u shpërblye kur fillimisht ishte Fetahu i cili brenda zonës nuk e pati të vështirë të shënonte. E ndërsa Besa ende nuk e kishte

marrë veten nga goli, vjen edhe i dyti, këtë radhë nga Murati brenda zonës. Vetëm pas dyfishimit të rezultatit, reagon Besa. Mihani e Çelhaka nisin ofensivën sulmuese. nuh në tentativën e dytë drejt portës fiton një penallti. Atë e kthen në gol Mëllugja, ndër më të mirët në fushë. Vetëm kaq, pasi gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e miqve nga Kosova 1-2. Takimin e ndoqën edhe dy figura të shquara kosovare të futbollit, babë dhe bir. Bëhet fjalë për presidenti­n e klubit Vëllaznimi, Agim ana dhe të birin, ish-kapitenin kuqezi, Lorik ana.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania