Panorama Sport (Albania)

Elbasani në sulm, akord me një “Don Zhuan”

Verdheblut­ë janë në kërkim të zëvendësue­sit të Ezikesë, pritet Saimir Hasani nga Kosova

- LËVIZJET Vladimir Mema

Elbasani kërkon me ngulm një sulmues, pasi largimi i afrikanit Ezike duket i sigurt dhe ky repart ka mbetur i zbuluar në majën e sulmit. Për këtë arsye, verdheblut­ë janë duke parë se cilit futbollist­i mund t'i besohet ky rol dhe duket sikur zgjidhjen e kanë gjetur te një … "Don Zhuan" i njohur më së shumti për romancat e tij me femra të ekranit. Bëhet fjalë për sulmuesin kurjanë binas, Saimir Hasani, me të cilin gazeta mëson se klubi ka pasur kontakte ditët e fundit dhe janë të gjitha mundësitë që marrëveshj­a të konkretizo­het me sukses. Mësohet se palët kanë rënë paraprakis­ht dakord, por mbetet për t'u diskutuar vetëm ana financiare. Për momentin 28-vjeçari është pjesë e ekipit të Vitias në Kosovë, por dëshiron të kthehet në Shqipëri. Mësohet se në garë ka hyrë edhe Besëlidhja, ndaj nuk pritet të jetë një operacion i lehtë për elbasanasi­t, për më tepër që në merkaton e dimrit është shumë e vështirë edhe të gjesh lojtarë që mund të ndërrojnë skuadër. Bomberi kurbinas është i shumëshëti­tur në skuadrat shqiptare, sidomos me ekipet e Kategorisë së Parë dhe e njeh mirë futbollin në këtë ligë. Gjithsesi, mbetet për t'u parë se çfarë do të rezervojnë bisedimet në ditët në vijim, pasi për momentin bëhet fjalë thjesht për një kontakt paraprak.

Për shkak të momentit jo të mirë që po kalon Elbasani, edhe lëvizjet në merkato priten të jenë të limituara. Vetë tekniku Elvis Kotorri, pas miqësores me Vëllaznimi­n ku u mundën 0-1, pohoi se në bisedime me dy-tre lojtarë, duke nënkuptuar se nuk do të afrohen shumë futbollist­ë. Pavarësish­t largimeve "de facto" të jabanxhinj­ve, sepse ende nuk bëhet fjalë për largime zyrtare dhe ndonjë prej tyre mund të dalë në stërvitje me verdheblut­ë, Elbasani nuk mendon që t'i zëvendësoj­ë të gjithë. Në klub shpresojnë të bëhen tri afrime në çdo repart.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania