Panorama Sport (Albania)

Kruja te Vllaznia: Zgjedhje zemre

Lojtari: Jam shumë i lumtur, gati për të ndihmuar ekipin të rikthehet në elitë

- ADMIR URUÇI

Vllaznia zyrtarizoi dje afrimin e parë në këtë merkato janari. Skuadra shkodrane bëri të ditur firmosjen e kontratës me lojtarin shkodran, Arsid Kruja. Administra­tori i klubit, Suad Lici, ka arritur akordin me futbollist­in në fjalë, i cili së fundmi për një vit ka qenë pjesë e Teutës në Superiore dhe tashmë ka vendosur të kthehet në ekipin e vendlindje­s. Lojtari ka firmosur një kontratë 18-mujore dhe gjithçka është mbyllur ashtu si duhet me hedhjen e firmës në të. Futbollist­i Arsid Kruja nuk ka humbur kohë dhe menjëherë paraditen e djeshme është vënë në dispozicio­n të trajnerit Hasan Lika dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin. Kruja është edhe afrimi i parë zyrtar te kuqeblutë në këtë merkato janari, pavarësish­t se pak ditë më parë me skuadrën është bashkuar edhe mbrojtësi 19-vjeçar, Senad Hysenaj, por që nuk është zyrtarizua­r nga klubi kuqeblu.

- Vetë lojtari nuk e ka fshehur dëshirën dhe kënaqësinë për rikthimin e tij te Vllaznia. Ai është shprehur se ka mirëpritur ofertën kuqeblu dhe së bashku me ekipin do të kontribuoj­ë për të kthyer skuadrën në elitën e futbollit shqiptar. "Jam shumë i

KRUJA

kënaqur që po rikthehem te Vllaznia. Normalisht, është ekipi i zemrës. Kam mirëpritur ofertën e klubit dhe jam i gatshëm të bëj më të mirën për të. Besoj dhe shpresoj që së bashku me shokët do të rikthejmë këtë emër aty ku i takon", u shpreh mesfushori për gazetën. Për sa i përket largimit të tij nga ekipi i Teutës, ai nuk ka bërë asnjë koment

- Pas afrimit të Krujës dhe Hysenajt, drejtuesit e klubit janë optimistë se me ekipin në merkaton e janarit do të bashkohen

AFRIMET E TJERA

edhe lojtarë të tjerë. Po flitet për mbërritjen e një sulmuesi nga Nigeria, pjesë e akademisë "Derby", ndërsa po ashtu drejtori sportiv i klubit Vllaznia, turku Engin Firat, deklaroi për afrimin e një sulmuesi algjerian dhe një mesfushori maqedonas. Megjithatë, nga sa mësohet nga burime pranë klubit, këtë javë priten të vijnë edhe lojtarët e parë. Flitet për dy futbollist­ë, një sulmues dhe një mesfushor. Ajo që nuk dihet është, nëse janë lojtarët e përfolur nga Firat apo altenativa të tjera që i janë afruar Vllaznisë. Për më tepër nuk dihet

nëse këta lojtarë të përmendur do të vijnë për provë apo do të bashkohen menjëherë me ekipin. Një gjë e tillë mbetet për t'u parë, pasi në merkaton e verës tekniku Lika nuk afroi asnjë lojtar pa e parë më parë për vlerat që ka. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe kësaj here. Drejtuesit po tregohen shumë të kujdesshëm për sa i përket merkatos, në një kohë që ekipi në pjesën e parë të kampionati­t funksionoi shumë mirë. Shkodranët e mbyllën pjesën e parë të garës të shkëputur me shtatë pikë nga vendi i dytë që është Erzeni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania