Panorama Sport (Albania)

Ish-lojtari i Partizanit: Kërkoj vetëm një punë, më takon me ligj

Ilir Xhengo i bën thirrje shtetit që t'i sigurojë një vend

- Historia

Një aksident i rëndë, gjithçka e shkatërrua­r dhe më pas shumë vite për t'u ringritur. Ilir Xhengo ishte në fillimet e karrierës së tij si futbollist dhe kishte ëndrra të mëdha. Por, një aksident me makinë në 1993-in ia ndërpreu gjithçka në mes. Xhengo mbetet i paralizuar dhe pas shumë vitesh pune riaftësues­e, ia del që të ringrihet. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", Xhengo tregon historinë e tij dhe bën një thirrje për institucio­net shtetërore.

- "Në klasën e 3-të më morën në klasën sportive për sportin e volejbolli­t, ndërsa në klasën e 7-të u regjistrov­a te klubi Partizani me trajner Luke Shaqirin duke bërë çdo ditë stërvitje tek ish-Fusha e Aviacionit. Në qershor të 1985-ës u zhvilluan finalet e Spartakiad­ës, të cilën e fitoi Partizani. Në 4 ndeshje skuadra shënoi 8 gola, nga të cilat shtatë mbajnë firmën time. Ndërsa në maj 1989 më morën tek ekipi kombëtar i të rinjve. Më vonë luajta me Shpresat e Partizanit, deri në vitin 1992, kur Neptun Bajko, i cili drejtonte Dinamon më mori për të luajtur atje. Në këtë kohë fillova kursin e patentës, ndërsa prindërit më blenë një makinë, derisa më 26 mars 1993 pësova aksident. Nuk kisha mbushur ende 21 vjeç", tregon fillimisht Xhengo. Më tej ishlojtari i Partizanit vazhdon: "Por kjo më ka bërë më të fortë. Me stërvitje intensive dhe me punë, unë arrita që të bëhesha pjesë e Institutit të Fizkulturë­s. Kjo gjë ka ndodhur në vitet 2000-2001. Ajo që unë kërkoj është punësimi, pasi me ligjin aktual për punësimin është shumë e rëndësishm­e që unë të jem në punë. Por ajo që është problemati­ke ka të bëjë me faktin se ligji nuk më përkrah mua dhe personat si unë. Aktualisht jam pa të ardhura të mjaftueshm­e. Nuk kam mik. Marr një pension me vetëm 110 mijë lekë të vjetër në muaj", përfundoi prononcimi­n e tij Ilir Xhengo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania