Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Higuain do përkëdhelu­r, por nëse i shënon Juves...

-

Higuain vazhdon të mbetet qendra e universit kuqezi, mes mijëra zërash merkatoje dhe pritshmëri­sh lidhur me finalen e nesërme, por edhe mbi të ardhmen e karrierës së lojtarit. Xhenaro Gatuzo tashmë e ka kuptuar që pak gjëra varen nga ai, ndaj në pritje të Superkupës, duke folur për SKY, u mundua të karikojë bomberin: "Është më se normale që në momente si këto, thashethem­et dhe lajmet vijnë të ndryshme nga të katërta anët. Gonzalo nuk mund të bëjë asgjë, përveçse t'i pranojë. Si ekip duhet të mendojmë për Superkupën. E dimë që do të jetë e vështirë, por po punojmë për të sjellë turneun në shtëpi. Uroj që t'ia dalim mbanë e që njëkohësis­ht Higuain të arrijë ta dërgojë topin në rrjetë. Me një gol vendimtar mund të ndryshonin shumë gjëra".

RËNIA - Megjithëse i pranishëm në një event me qëllime reklamuese, pyetjet për bomberin argjentina­s janë edhe më të shumta se ato në lidhje me ndeshjen e nesërme kundër Juventusit. Gatuzo i rikthehet temës, teksa shpjegon: "Pas humbi atë 11metërsh kundër Juventusit, Gonzalo u shpërqendr­ua disi, por mendoj se ishte një pasojë normale dhe e pritshme e asaj që ndodhi në fushë nga ku u largua me karton të kuq. Sikur të mos mjaftonte ajo ndeshje e mbrapshtë, Gonzalo u skualifiku­a dhe mendoj se ishte e drejtë. Në ditët që pasuan Higuainin e gjykuan të gjithë dhe kritikat negative e mbuluan, por ishte normale sepse kur një futbollist reagon negativish­t në fushë, më pas i duhet të marrë përsipër edhe përgjegjës­itë e tij. Vuajti jo pak për të dalë nga ai tunel mendimesh jo të mira dhe ishte i lënduar. Tani e shoh më të qetë. Në këtë moment na duhet t'i qëndrojmë pranë dhe për sa kohë do të bëjë profesioni­stin, askush nuk mund ta kritikojë. Ka nevojë të ndihet i rëndësishë­m dhe duhet ta përkëdheli­m, madje edhe t'i bëjmë ndonjë vërejtje, që mbase nuk do t'i pëlqejë. Ja që kjo është një pjesë e punës sime. Me Gonzalon kam një raport të sinqertë dhe të drejtpërdr­ejtë. Ai ka moshën e duhur për t'u shprehur në një mënyrë të caktuar, më pas do të shohim çfarë do të ndodhë".

NDESHJA - Nesër janë shumë aspekte në lojë, jo vetëm ndeshja, fitorja, por edhe morali nëpërmjet trofeut. Superkupa mund të jetë trofeu i parë për Gatuzon që vendos veten në plan të dytë: "Për mua nuk ka rëndësi fakti që mund të jetë trofeu i parë si trajner. Aktualisht kam të tjera gjëra në kokë, duhet të përgatisim sa më mirë ndeshjen sepse pengesa është e madhe e unë nuk kam kohë të mendoj për veten. Jam i ri, e kam nisur herët zanatin, ndaj do të mundohem të bëj sa më pak dëme. Sidoqoftë, të tilla pragndeshj­e i përjetoja më fort kur isha futbollist".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania