Panorama Sport (Albania)

Superkupa, Alegri frikë penalltitë

4 nga 8 finalet e luajtura kanë përfunduar me 11-metërsh, 3 kanë shkuar për Milanin

-

Juventusi dhe Milani do të përplasin brirët nesër në Zhedah të Arabisë Saudite për Superkupën e Italisë. Dy nga skuadrat më të mira të Serisë A kanë filluar përgatitje­t fill pas përfundimi­t të ndeshjeve të Kupës së Italisë që u luajtën në fundjavë. Juventusi fitoi pa vështirësi në transfertë­n e Bolonjës, ndërsa Milani vuajti jo pak në Xhenoa, teksa arriti të kualifikoh­ej vetëm në kohën shtesë me dy golat e shënuar nga Patrik Krutone. Ndërkohë, në kampin bardhezi, trajneri Masimilian­o Alegri po merr të gjitha masat për të dalë me trofe nga ky takim ndaj kuqezinjve. Tekniku nuk do të ketë në dispozicio­n mbrojtësit, BarzalhiBe­natia, sulmuesin Mandzukiç dhe mesfushori­n Kuadrado. Kjo ka bërë shumë konfuz trajnerin italian për formacioni­n e parë, me të cilin do të luajë. Kanselo është rikthyer në krahun e djathtë të mbrojtjes që do të plotësohet nga dyshja Bonuçi-Kielini në qendër dhe Aleks Sandro në krahun e majtë. Në mesfushë Pjaniç, Bentankur dhe Matuidi do të formojnë mesfushën bardhezi. Bernardesk­i dhe Duglas Kosta janë në balotazh dhe vetëm njëri prej tyre do mund ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Ronaldo dhe Dibala do të plotësojnë repartin e sulmit ndaj kuqezinjve.

Trajneri Alegri nuk kërkon t'ia lërë ndeshjen rastësisë dhe në rastin më të keq bardhezinj­të mund të mposhten nga "lotaria" e penalltive. Frika nga një dështim tjetër me Milanin ka detyruar teknikun e kampionëve të Italisë të qëndrojë edhe disa minuta më shumë në fushën e stërvitjes për të përmirësua­r shënjestrë­n nga pika e bardhë. Kujtojmë që katër nga tetë finalet e luajtura midis Juventusit dhe Milanit kanë përfunduar në gjuajtjen e penalltive. Milani ka fituar 3 herë nga katër. Bardhezinj­të kanë triumfuar vetëm një herë.

FRIKË NGA PENALLTITË

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania