Panorama Sport (Albania)

Ramsej brenda janarit bardhezi, Melvin Çarls: Ka shpirt juventin

- Shpjegohun­i pak më mirë...

E vetmja siguri është që Aron Ramsej herët a vonë do të jetë një lojtar i Juventusit. Bardhezinj­të e kërkojnë herët, dëshirë për të cilën duhet të derdhin rreth 20 milionë euro në arkat e Arsenalit, klub me të cilin uellsiani ka një kontratë deri në qershor të këtij viti. Shuma duket e lartë, sidomos kur mjaftojnë vetëm pesë muaj për lojtarin që të lirohet falas nga "Topçinjtë", por, me sa duket, bardhezinj­të po mendojnë të shpenzojnë shumën për ta sjellë mesfushori­n brenda janarit nën urdhrat e Maks Alegrit. Uellsiani i parë, por jo i vetëm (Ian Rash ka luajtur në Torino), që ka mbrojtur nderin e "Zonjës së Vjetër", ka qenë Xhon Çarls, autor i 105 golave në 181 ndeshje me ekipin torinez nga 1957 deri 1962-shin. Në kuadër të transferim­it të Ramsejt, për "La Gazzetta dello Sport", ka folur djali i Çarlsit, Melvin, që pasi provoi pa sukses të ndiqte gjurmët e të atit, sot zotëron një bar në Hillam, provincë e Lidsit në Angli. Juventin i regjur, pinjolli i Çarlsëve është shumë i lumtur për transferim­in e një uellsiani tjetër te Juventusi i tij, siç e quan ai.

Zoti Çarls, një tjetër lojtar nga Uellsi mbërrin në Torino?

Dua të mendoj se Aron do të bëjë mirë te Juvja ime. Nga atje lart, edhe im atë do të ishte shumë i lumtur.

Si uellsian, si e përjetoni këtë lëvizje?

Me krenari. Shkoni në Uells dhe pyesni këdo se për cilën skuadër bën tifo. Do të thonë Juventus, sepse im atë ka lënë një shenjë që koha nuk ka mundur ta fshijë. Në vitet 80-të fanellën bardhezi e ka veshur edhe Ian Rash, ndërsa tani radhën e ka Ramsej.

A do të ketë një impakt pozitiv në mesfushën bardhezi?

Më duket një lojtar i aftë të bëjë gjithçka, ndaj e shoh si afrim të përsosur për një ekip si Juvja. Aroni mendon, kontrollon lojën e madje di edhe të shënojë.

Epo si ka mundësi që një ekip si Arsenali po e humb pa fituar asgjë?

"Topçinjtë" janë një klub i rëndësishë­m për familjen Çarls. Xhaxhai im, Meli, ka luajtur me atë skuadër. Një herë ka sfiduar në miqësore edhe babanë. Sa i përket Ramsejt, ai ka qenë i lidhur shumë me Vengerin e mbase pas largimit të francezit edhe Aroni kërkon një aventurë të re.

Uellsianët janë të vendosur, krenarë për rrënjët e tyre dhe luftarakë. Kjo është e përbashkët­a me Juventisin dhe arsyeja përse im atë ndihej mirë në Torino. Nofka "Gjiganti i mirë" që i vunë tim ati erdhi edhe për shkak të virtyteve njerëzore që ai kishte. Edhe sot tifozët e kujtojnë me dashuri.

Juven e kam ndjekur që fëmijë. Ndoshta italishtja ime është zbehur me vitet, por jo dashuria për ngjyrat bardhezi. Në 2017-ën klubi më ftoi në Kardif për të parë finalen. Atëherë na ndëshkoi Ronaldo, ndërsa tani ai është motivi për të cilin Ramej zgjodhi Juventusin.

Çfarë raporti keni me Juventusin aktual?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania