Panorama Sport (Albania)

Kapelo: Fatin e Ikardit e vendos... Vanda

"Titulli i 2006-ës që i akorduan Interit ishte qesharak"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Fabio Kapelo rikthe het të flasë për temën e "Calciopoli"t dhe në një intervistë në "Rai Radio 1" dhe "Tuttosport" komenton pa doreza akordimin e titullit të 2006-ës Interit dhe vendimin e Juventusit për ta apeluar vendimin. "Apeli për titullin e 2006-ës? Më duket një gjë e drejtë, është komike që iu akordua Interit, që u rendit i treti atë sezon dhe ishte edhe vetë i hetuar. Guido Rosi (ish-komisioner­i i jashtëzako­nshëm i Figc) vendosi shumë nxitimthi, sepse kishim nevojë që një skuadër të luante në Champions. Ishte një gjë e padrejtë", thotë trajneri që udhëhoqi bardhezinj­të atë sezon.

Ka kaluar thuajse një vit nga lajmërimi për t'u tërhequr nga futbolli. Keqardhje? Nostalgji?

Jo, është gjithnjë mosha që të detyron t'i marrësh të tilla vendime. Duhet të kuptosh kur ka ardhur momenti për t'u larguar. Shova edhe kureshtjen e fundit, të shkoja në Kinë për të drejtuar një skuadër që nuk po shkonte mirë dhe po bënte gjëra pozitive.

Meqë jemi në Kinë, "Suning"-u. Çfarë ideje krijuat për potenciale­t e Interit?

Potenciali­tet i pamasë. Shefi i madh është një njeri me inteligjen­cë të shquar, iniciativë dhe karizëm të jashtëzako­nshme. Duke njohur realitetin e "Suning"-ut nga kaq pranë, mund t'iu siguroj se Interi do të jetë 100 për qind rivalja e Juves në vitet e ardhshme dhe jo vetëm në Itali.

Dhe ndërkohë erdhi Marota...

I cili siguron një tjetër kapërcim në cilësi. Do të shihni se Interi, ashtu si Juve, do të bëhet pjesë e elitës së Europës.

Por, tani është ngërçi Ikardi. Do ia dalë Interi ta bindë?

Është Ikardi që duhet të

bindë Vandën... Por nuk ka dyshim që Ikardi është një prej 3 qendërsulm­uesve që mund ta spostojnë vlerën e një skuadre, zgjidhini ju dy të tjerët... Unë do tregohesha i kujdesshëm, sepse di që Reali dhe disa ekipe angleze mund të futen në mes. Por, Interi ka një të ardhme të madhe dhe Ikardi duhet ta vërë edhe këtë në peshore.

Të duket i drejtë vendimi për ta spostuar finalen e Superkupës në Arabinë Saudite?

Përhapim futbollin italian, kërkojmë të bëjmë diçka për ta promovuar. Kampionati ynë ka qenë i pari dhe më i rëndësishm­i në botë. Kemi humbur trenin dhe kërkojmë të rikuperojm­ë në ndonjë mënyrë.

Cili është sekreti i këtij Juventusi, i cili fiton prej kaq shumë vitesh?

Asnjë sekret. Ka ndërtuar një skuadër në mënyrë inteligjen­te, duke u përpjekur gjithnjë të përmirësoh­et. Ne mendojmë gjithnjë për atë që po bën në Itali, por madhështia e tij është se ka luajtur dy finale të Ligës së Kampioneve, të cilat mund t'i fitosh apo humbasësh. Por, e rëndësishm­e është të shkosh deri në fund. Kjo është merita për të kuptuar se sa i fortë është. Në Itali nuk ka konkurrenc­ë, është shumë e thjeshtë.

Shihni diçka nga vetja tek Alegri?

Po, në aftësinë për të ndryshuar modulin, ndryshuar lëkurën e skuadrës nëse është e nevojshme. Alegri është shumë i zoti në këtë pjesë. Kundërshta­rët thonë se po sfidoj këtë makineri të fuqishme që Alegri ka në dispozicio­n. Vetëm fjalë. Sepse duhet të kesh besueshmër­inë për të menaxhuar një makinë të tillë. Nëse nuk je i aftë, lojtarët të shkarkojnë në 5 minuta. Besueshmër­ia: në çdo fushë të jetës është cilësia më e rëndësishm­e.

Por a bën mirë Alegri që qëndron ende te Juventusi apo në të ardhmen duhet të provojë një eksperienc­ë jashtë vendit?

Unë e lashë Milanin pas 5 vitesh të jashtëzako­nshme, sepse klubi më tha: "Ne duhet të fitojmë gjithnjë, nuk mund të mbërrijmë kurrë të dytët". Dhe unë iu përgjigja: "Por, si është e mundur një gjë e tillë? E atëherë, po Interi, Juve, Roma, Lacio, Parma çfarë duhet të bëjnë?" Ishte ky momenti që vendosa të largohesha, ndieja se kishte ardhur koha për të ndryshuar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania