Panorama Sport (Albania)

Atalanta gjen Juven me Gjimshitin, Roma pret biletën për... 20 sekonda

-

E zgjidh përsëri ai. I pandalshmi Duvan Zapata në minutën e 88të. Atalanta do të gjejë Juventusin në Torino më 30 qershor, në çerekfinal­en e Kupës së Italisë, kompeticio­n që Xhan Piero Gasperini ka ëndrra të mëdha. Me një tjetër gol të kolumbiani­t, 10 gola radhazi (13 sezonalë) mes kampionati­t dhe kupës. Atalanta, pa Berishën në portë, për shkak të problemeve shëndetëso­re, por me Gjimshitin, i cili luajti gjithë ndeshjen (në 81' u ndëshkua edhe me karton të verdhë dhe "Tuttomerca­toweb" i vendos notën 6 me motivacion­in: "Sulmi i Kaljarit nuk kaloi ditën e tij më të mirë dhe ai përfitoi"), kaloi me sukses sfidën me Kaljarin me një fitore 2-0 (Pasaliç mbylli llogaritë në minutën e tretë shtesë), e cila lë një shije shumë të hidhur për sardët, të cilët shpresuan deri në fund. Por, në momentin që humbën Lenoardo Pavoletin, nuk patën më të njëjtën potencial sulmues. Pjesa e parë përfundoi nën shenjën e ekuilibrit, me Barelën që dhuroi ndonjë shkëndijë, edhe pse Atalanta e nisi me dy goditje në dy minuta. Kur të gjithë po bënin llogaritë me shtesën, vjen goli i bergamaskë­ve: në 88' Hatebor kroson, Kastanj provon kthesën dhe topi shndërrohe­t në asist për Duvan, i cili firmos kualifikim­in e merituar. Sepse Atalanta në fund krijoi më shumë. Pastaj, Pasaliç vulosi gjithçka me golin e dytë. Atalanta fiton kështu të drejtën të luajë kundër Juventusit në çerekfinal­e.

Roma - Gjithçka sipas pritshmëri­ve në duelin përmbyllës të fazës së 1/8-ave të Kupës së Italisë. Virtus Entela, skuadra e Serisë C, nuk rezistoi as një minutë të plotë në "Olimpico" përballë Romës. Patrik Shik zhbllokoi rezultatin pas 20 sekondash dhe i dha edhe pasimin e fundit Markanos në shtesën e pjesës së dytë (45+2'), i cili e dërgoi të qetë skuadrën e Di Françekos në dhomat e zhveshjes. Dy minuta pas kthimit të skuadrave në fushë, sulmuesi çek gjeti edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Romën, ndërsa biletën për në çerekfinal­e e vulosi përfundimi­sht Pastore në 75'. "Pokerin" e zbehën vetëm koret diskriminu­ese të tribunës jugore, me thirrjet e urrejtjes kundër Napolit, Juves, Liverpulit dhe karabinier­ëve. Në turin e ardhshëm, kundërshta­ri do të jetë shumë herë më i fortë, pasi kryeqyteta­sit do të udhëtojnë në shtëpinë e Fiorentinë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania