Panorama Sport (Albania)

Ja 5 arsyet pse ylli i Bajernit pritet të mahnitë botën

Nga adhurimi për Mesi te shkëlqimi në moshën 16-vjeçare

-

Në trofeun "Telekom", Alfons Dejvis bëri debutimin e tij me fanellën e Bajernit të Mynihut. U deshën vetëm pak minuta që talenti 19-vjeçar i lindur në një qendër refugjatës­h në lindje të Ganës të shfaqte cilësitë e tij të jashtëzako­nshme. Kjo, falë shpejtësis­ë së tij dhe teknikës që zotëron. Një driblim dhe më pas një sprint 40 metra, duke lënë në vend kundërshta­rin, ka mjaftuar që ai të futet në zemrën e tifozëve bavarezë që, duhet pranuar, kanë parë shumë gjatë jetës së tyre. Por, cilat janë gjërat pikante nga jeta e tij, e cila mori një drejtim ndryshe nga se mund të parashikoh­ej. KANADAJA

Dejvis lindi më 2 nëntor të vitit 2000 në një qndër refugjatës­h në lindje të Ganës. Prindërit e tij u larguan nga Siberia pas përfundimi­t të luftës civile në vend. Kur ai mbushi 4 vjeç së bashku me prindërit e tij shkoi në Vindsor, një provincë në Ontario të Kanadasë. Më pas ata blenë një shtëpi në Edmonton, Alberta. Në moshën 13-vjeçare ai u bë një kanadez me letra. "Jam krenar që jam një shtetas kanadez", u shpreh lojtari në qershor të 2009-ës. "Falënderoj prindërit e mi, të cilët bënë gjithçka që unë të rritesha në një vend me kushte të mira. Kanadaja është shtëpia ime, këtu jam rritur". FËMIJA I MIJËVJEÇAR­IT

Në futboll Dejvis ngjiti shkallët në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Fillimet e tij me "Edmonton Internacio­nale", "Edmonton Strikers" dhe akademinë sportive të "Edmonton". Në moshën 14-vjeçare, ai kaloi në "Major League" me "Vancouver Ëhitecaps" ku luante me skuadrën e U-16. Hapat e tij ishin gjigante dhe në moshën 15-vjeçare ai u bë një nga lojtarët më të rinj që debutonin në MLS. "SWEET 16"

Edhe pse Dejvis nuk mban rekordin për lojtarin më të ri që ka debutuar në MLS (pasi ky rekord mbahet nga Fredi Adu, një ish-lojtar i kombëtares amerikane), ai mbahet si lojtari më i ri pjesëtar i skuadrës kombëtare të Kanadasë. SHËNUES NË KUPËN E ARTË

Alfonso Dejvis arriti të thyente një rekord në "CONCAF Gold Cup 2017". Që në ndeshjen e parë ai arriti të shënonte një dopietë duke u bërë golashënue­si më i ri në skuadrën e kombëtares kanadeze. Në fund, ai u shpall edhe golashënue­si më i mirë i turneut me 3 gola të shënuar. Dejvis u shpall për dy vite

rresht lojtari më i mirë i Kanadasë në moshën 17-vjeçare. LIONEL MESI SI IDHULL

Një lojtar me shumë aftësi për të dribluar dhe me një të majtë shumë të fortë, aftësi këto që shfaqen edhe te Lionel Mesi. "Pleshti" është edhe lojtari që Dejvis kërkon të imitojë. "Mënyra e lojës së tij është për mua pikë referimi. Edhe pse Mesi është më i vogël se unë fizikisht. Unë kam hapa më të mëdhenj dhe kjo nuk është e mirë për mënyrën lojës që dua të bëj", etiketoi kështu talenti 19vjeçar aftësitë e tij. "Dua të kem sa më shumë kontakt me topin dhe të shfrytëzoj dhuntinë që më ka dhënë Zoti, shpejtësin­ë për t'u bërë si idhulli im". Një diamant që me siguri do të reflektojë në "Allianz Arena". Bajerni dhe tifozët e tij mund të ëndërrojnë për shumë vite.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania