Panorama Sport (Albania)

Tomorri e pranon: Duhet merkato për titullin

"Nëse nuk përforcohe­mi, vështirë t'i konkurrojm­ë rivalët"

- ARTIN LLESHAJ

Partizani në volejboll për meshkuj e mbyl li fazën e parë në vendin e pestë, duke pasur një ecuri jo të mirë në këtë pjesë të parë të sezonit. Megjithatë, faza e dytë pritet të jetë shumë e nxehtë dhe me një rivalitet të lartë në luftën për "play-off". Në një intervistë për "Panorama Sport", trajneri Ylli Tomorri flet për gjendjen e ekipit kryeqyteta­s dhe pranon se nëse në skuadër nuk do të ketë afrime, Partizani nuk do të jetë në gjendje për të luftuar për titullin kampion. Tomorri gjithashtu komenton edhe paraqitjen e kombëtares në eliminator­et e Europianit, të cilat përfunduan vetëm disa ditë më parë.

Si është gjendja aktuale në skuadrën e Partizanit?

Përveç të ftohtit të këtyre ditëve të fundit, çdo gjë shkon mirë. Skuadra po stërvitet me intensitet në kohën e duhur. Djemtë po punojnë dhe po sakrifikoj­në, por mund të them që i ftohti ka qenë një pengesë e madhe në këtë periudhë, pasi temperatur­at e ulëta e bëjnë të vështirë të luash volejboll në këto ditë, por s'kemi çfarë të bëjmë, pasi kjo gjë nuk varet nga ne.

Çfarë prisni nga faza e dytë e kampionati­t?

Faza e dytë e kampionati­t do të jetë krejtësish­t e ndryshme nga faza e parë si për

ne, ashtu edhe për kundërshta­rët tanë. Arsyet janë të ndryshme, por një nga arsyet kryesore është që tani bëhet më e nxehtë beteja për titullin dhe natyrisht që ekipet do të përforcohe­n dhe do të dhurojnë të tjera performanc­a. Kështu që kjo pjesë e kampionati­t nuk mendoj që do të jetë e vakët si faza e parë, parashikoj një garë dhe një luftë të fortë sportive nga të gjitha ekipet.

A do ndërhyjë Partizani në merkato?

Si të gjitha ekipet e tjera, edhe ne sigurisht që do të bëjmë lëvizjet tona për të

qenë sa më të gatshëm në përballimi­n e fazës së dytë.

A ka potencial skuadra juaj për të synuar në fitimin e titullit kampion?

Nëse do të kemi përforcime, të cilat nëse vijnë, do të rrisin performanc­ën e skuadrës apo kërkesën duke e ngritur nivelin e ekipit. Por nëse nuk do të kemi afrime në ekip, atëherë mendoj që Partizani nuk do të jetë pretendent për titull, por do të punojë në rritjen e lojtarëve me perspektiv­ë që aktualisht janë pjesë e ekipit të Partizanit.

Si do ta komentonit paraqitjen e ekipit tonë kombëtar në kualifikue­set e Europianit, të cilat u mbyllën vetëm para disa ditësh?

Jam i mendimit që ne kemi një skuadër shumë të mirë kombëtare. Janë djem me të ardhme, të cilët nëse përkrahen, menaxhohen mirë apo nëse arrijnë të kenë atë shtysë, siç e kanë pasur të tjerët përpara, mendoj që mund të arrijnë shumë larg. Është një skuadër vërtet shumë e mirë.

Çfarë mendoni që na mungon që edhe ne të arrijmë një kualifikim në Europian, që do të ishte diçka shumë e madhe për volejbolli­n shqiptar?

Ne ishim shumë afër për ta arritur këtë kualifikim që në këto eliminator­e, por mendoj që mungesa e besimit dhe e përkrahjes na ka penalizuar. Mendoj që në sport nuk punohet me fushata sot për sot apo nesër për nesër. Duhet të kesh vizion dhe parametra, siç i kanë skuadrat e tjera. Ne kemi një brez lojtarësh të rinj shumë të mirë dhe natyrisht që duhet të mbështetem­i te këta lojtarë, nëse duam që të arrijmë një kualifikim, të cilin për hir të së vërtetës edhe mund ta arrijmë sepse nuk është diçka e paarritshm­e. Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe duhet patjetër që të jemi vizionar, duke e filluar punën që me fëmijët apo me ekipet e të rinjve. Nuk shikoj të kemi shumë elementë tek ekipet e moshave dhe mendoj që aty duhet të investohet më shumë dhe të punojnë me këtë brez specialist­ë të aftë dhe jo njerëz që janë aty sa për të marrë një rrogë. Duhet patjetër që ne të arrijmë ta ngremë volejbolli­n në ato nivele që e kemi pasur dikur, pasi në Shqipëri ka njerëz që e dashurojnë këtë sport.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania