Panorama Sport (Albania)

Rrahmani: Ja pse e braktisa Shqipërinë

-

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani, sfidoi të kuqtë në miqësoren e zhvilluar në Antalia që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Dinamos së Zagrebit. 24-vjeçari u aktivizua si titullar te skuadra kroate, madje te goli i dytë pati dhe një debat me portierin Alban Hoxha, pasi lojtarët e Partizanit pretenduan se topi nuk e kaloi vijën fatale. Në një prononcim për "sporske.jutranji.hr", Rrahmani ka folur për aventurën e tij në klubin shqiptar, si dhe kalimin te Kosova.

AVENTURA TE PARTIZANI

"Partizani është klubi më i mirë në Shqipëri. Ata kanë fituar shumë trofe. Gjatë periudhës së komunizmit, ata gjithmonë i fitonin titujt, por shtatë vite më parë ata ranë në Kategorinë e Parë dhe ishin në krizë. Vitin e parë që u rikthyen në elitën e futbollit shqiptar unë firmosa për Partizanin. E mbyllëm të dytët në të dy sezonet që isha atje. Skënderbeu ishte shumë i fortë. Gjithashtu, kishte edhe shumë ndryshime në klub nga presidenti, trajneri dhe lojtarët. Pas dy sezoneve te Partizani shkova te RNK Split".

LARGIMI NGA KOMBËTARJA

"A ju akuzuan në Shqipëri për ndryshimin e përfaqësue­ses? Sigurisht! Isha në ekipin kombëtar të Shqipërisë, por vendosa të luaja për Kosovën. Pashë që nuk do të kisha shumë hapësira në Kombëtaren shqiptare dhe ata nuk më shihnin ashtu siç unë dëshiroja. Isha në përgatitje për kampionati­n Europian, por nuk mora pjesë në kompeticio­n. Kjo ishte arsyeja pse vendosa të luaja për Kosovën. Mendova: Nëse nuk më llogarisin tani, kur do më llogarisin?".

POZICIONI NATYRAL

"Stoper është pozicioni im natyral, por mund të luaj edhe në krahun e majtë dhe të djathtë. Do të thosha se përshtatem mirë në krahun e djathtë, sepse këmba ime e djathtë është më e mira. Sidoqoftë, kudo që ka nevojë trajneri unë jam i gatshëm", ka deklaruar ndër të tjera mbrojtësi i Dinamos së Zagrebit dhe i përfaqësue­ses së Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania