Panorama Sport (Albania)

Tirana acaron vlonjatët, Partizani Partizani bën bën eksperimen­t eksperimen­t

Bardheblut­ë ia dalin me 10 vetë ndaj Flamurtari­t, Daja: Arbitrat po shkatërroj­në futbollin

- JORGIS MEMO

Të kuqtë si stërvitore me Kastriotin, Gega: Ishte dita e provave

Kamza fitoi dje me Vl lazninë dhe u kual ifikua, ndërsa Edi Martinit i doli fjala, pasi paralajmër­oi se lojtarët që i munguan skuadrës së Ernest Gjokës në sfidën e kampionati­t ndaj Partizanit, do të ishin në fushë kundër shkodranëv­e. Pas reagimit të presidenti­t të Kamzës, Naim Qarri, i cili e cilësoi Martinin një borxhli që po mbledh vota për Rilindjen, ka ardhur menjëherë reagimi i shkodranit. Fillimisht ish-trajneri bëri një koment në faqen e tij në “Facebook”, teksa i përgjigjet kështu presidenti­t të Kamzës: “Zoti Qarri, dua të them se flet përçart. Unë vij nga një familje e persekutua­r brez pas brezi dhe prindërit e mi kanë vuajtur si shumica e njerëzve që kanë pasur biografinë e keqe. E dyta, po të them se në jetën time nuk kam përfituar nga partitë, aq më tepër me Rilindjen, që jena vite dritë larg. Gjithçka e kam ndërtuar me djersën dhe gjakun tim. Sa i përket asaj tjetrës, po të them se ke informacio­n shumë të gabuar. Gjithsesi, uroj ta shpëtosh Kamzën këtë vit, se po na afrojnë zgjedhjet”. Ndërkohë, i kontaktuar nga “Panorama Sport” për të bërë një koment lidhur me kualifikim­in e Kamzës, pikërisht ndaj Vllaznisë, Martini ironizoi, duke thënë: “Nuk e di, luajtën apo jo, sepse nuk e kam parë ndeshjen. S’kam pasur drita”. I pyetur se pse nuk ka folur edhe për ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, Skënderbeu-Vllaznia 1-5, Martini theksoi se nuk dëshiron ta bëjë veten kokë turku. “Nëse bëj gjyqin e kampionati­t shqiptar, nuk kam dëshirë të bëhem i keq me gjithë Shqipërinë. Çfarë kam pasur për t’i thënë, i kam shprehur. Nuk kam pse bëhem kokë turku vetë, jetojmë në Shqipëri dhe dihet si funksionoj­në gjërat”, deklaroi dje ishtrajner­i i Vllaznisë.

 ??  ?? Mesazhi i ish-trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, dje në faqen e tij në “Facebook”, ku i përgjigjej presidenti­t të Kamzës, Naim Qarri pas replikës së këtij të fundit në “Panorama Sport”
Mesazhi i ish-trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, dje në faqen e tij në “Facebook”, ku i përgjigjej presidenti­t të Kamzës, Naim Qarri pas replikës së këtij të fundit në “Panorama Sport”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania