Panorama Sport (Albania)

Barça-Real, spektakël për një barazim

Madrilenët kaluan të parët në avantazh, por gjithçka vendoset në sfidën e kthimit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona dhe Reali i Madridit kanë nisur një cikël të ri, në të cilin makthet e humbjes 5-1 janë të harruara. Kanë nisur një epokë ku Barcelona lë në stol Leo Mesin dhe e konsideron "El Clasicon" një ndeshje më pak të rëndësishm­e, nga ato që do të vijnë në të ardhmen. Pas barazimit 1-1 me golat e Lukas Vaskezit dhe Malkomit (rezultat që tregon pikërisht atë që donin trajnerët), të dyja ekipet janë "gjallë" dhe do të luajnë gjithçka në ndeshjen e ardhshme të gjysmëfina­les së Kupës së Mbretit në "Bernabeu". Ndeshja e parë konfirmoi edhe një herë momentin e mirë që po kalon Reali dhe i dha një "diplomë" Solarit, i cili e kaloi provën e parë të zjarrit, por pa siguruar asgjë. Në një panoramë të përgjithsh­me, Reali i Madridit nuk e "vrau" dot Barcelonën, e cila në momente të caktuara u duk se ishte jashtë gare. Por në fund ndryshoi gjithçka, sepse me golin e Malkomit ia kaloi presionin rivalit për ndeshjen e kthimit. Dhe aty, me shumë mundësi do të jetë titullar Mesi. Pse jo, edhe Dembele.

MESI NGA STOLI

Leo Mesi në stol. Kjo ishte befasia e "El Clasicos" 60 minuta përpara nisjes. Ernesto Valverde nuk e kishte rrezikuar kapitenin e tij dhe në sulm i kishte besuar një fanellë titullari Malkomit. Pjesa tjetër ishte formacioni më i mirë i mundshëm i katalanasv­e me Ter Shtegnin në portë. Por kishte surpriza edhe në anën tjetër, ku Santiago Solari kishte lënë Bejlin dhe Kasemiron në stol. Ai kishte aktivizuar Vaskezin në krahun e djathtë dhe Markos Jorenten përpara mbrojtjes, në mënyrë që të markonte Mesin. Por dueli ende pa nisur, u fitua nga Valverde që e la "Pleshtin" në stol. Me apo pa Leon, katalanasi­t kanë stilin për të kontrollua­r lojën në mesfushë.

SUPREMACI MADRILENE

Pa bërë asgjë mahnitëse, por me shumë intensitet, me saktësi dhe duke kërkuar gjithmonë Benzemanë dhe Modriçin, djemtë e Solarit bënë një kundërsulm vrasës, i cili kulmoi me golin e Lukas Vaskezit. Vinicius nga e majta jep një top në shtyllën e dytë, që e kontrollon mirë Benzema dhe jep një asist për Vaskezin. Ky i fundit i vjedh kohën mbrojtësit Lengle dhe e ndal në rrjetë. Reali e pa veten në skenarin më të mirë të mundshëm, me një gol në avantazh dhe me Barcelonën që e ka të vësh- tirë të reagojë. Valverde këmbëngul që të luhet nga krahu i djathtë ku Semedo dhe Malkom kërkojnë të ulin ritmin e Marselos dhe Viniciusit. Dhe rastet filluan të vinin, por Malkom u ndal nga Kejlor Navas në zonë dhe Rakitiç goditi traversën. Por edhe Reali i Madridit i pati rastet për ta mbyllur ndeshjen me një kundërsulm, po Vinicius dhe Benzema nuk u kuptuan me njëri-tjetrin. Pjesa e parë mbyllet më mirë për Barcelonën, e cila filloi të reagonte dhe me Kejlor Navasin që

po bënte mrekulli.

BARAZON MALKOM

Në të dytën kuriozitet­i ishte i madh, për të parë nëse Reali do të kërkonte mbylljen e çështjes eliminim apo Barcelona do të tërbohej për ta përmbysur. Tentativat ishin të pakta nga të dyja anët për ta bërë realitet idenë e mësipërme. Por Barcelona kërkon me çdo kusht golin dhe ia del ta shënojë me Malkomin. Kejlor Navas dhe Karvahal nuk janë të sigurt, por Ramos i shpëton për një moment. Topi i larguar i shkon Malkomit, i cili e dërgon në rrjetë. Valverde aktivizoi edhe Mesin, por nuk dha asnjë efekt në rezultat. Barça largohet me idenë që këtë sfidë mund ta kishte humbur, ndërsa Reali me bindjen se është rikthyer... "Shihemi" ndeshjen e kthimit!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania