Panorama Sport (Albania)

Juvja nuk fal, vijnë gjobat për Kostën e Dibalën

Ndëshkime monetare për dy sulmuesit, por edhe paralajmër­ime me largim nëse përsëriten

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Paulo Dibala dhe Du glas Kosta përpara “trupit gjykues bardhezi”. Dy sulmuesit janë thirrur dje në apel në zyrën e presidenti­t Andrea Anjeli në lidhje me sjelljet e ofruara prej tyre në fundjavë. Argjentina­si ishte protagonis­t i një nervozizmi të tepruar në minutat finale të sfidës kundër Parmës. Teksa ishte në nxehmje, në minutën e 85-të të sfidës, kur pa se ai nuk do të ishte zëvendësim­i i tretë i trajnerit Masimilian­o Alegri, në mënyrë demonstrat­ive ka vendosur që t’u drejtohet dhomave të zhveshjes dhe jo të ulet në stol, me pjesën tjetër të skuadrës. Ndërsa braziliani ishte protagonis­t jo vetëm i një aksidenti me makinë, duke rrezikuar edhe më shumë fizikun e tij pas problemit muskulor që e detyroi të linte pas pjesës së parë duelin me Parmën, por ai nuk ka nguruar që ditën e pushimit, të dielën, të merrte avionin dhe të ishte prezent në festën e ditëlindje­s së 27-të të Nejmarit. Një sjellje aspak profesiona­le nga ana e tij, por mbi të gjitha pa marrë leje në klub për këtë lëvizje. Të gjitha këto situata nuk janë nga ato që pëlqehen shumë te Juventusi, duke qenë se rregulli i parë në klubin bardhezi është “lojtarët janë pamja serioze dhe profesiona­le e klubit”. Në këtë mënyrë, duke parë edhe jehonën e madhe që këto dy lajme kanë bërë ditët e fundit në Itali, por edhe në Europë, presidenti Anjeli nuk ka nguruar që të presë në zyrën e tij Dibalën dhe Kostën, me të cilët tonet nuk kanë qenë aspak të buta. Përkundraz­i, në zyrën e “bosit” juventin janë lajmëruar gjobat për të dy futbollist­ët, por në të njëjtën kohë edhe paralajmër­ime të ashpra, deri në largimin e tyre. Kjo e fundit lidhet mbi të gjitha me Paulo Dibalën, duke qenë se pas sjelljes arrogante të lojtarit, ditën tjetër qarkulloi lajmi se vëllai-menaxher, Gustavo, ishte parë në Paris, duke ndezur zërat për bisedime me PSG-në, edhe pse duhet nënvizuar se Gustavo është shok i ngushtë me ish-mbrojtësin bardhezi, Daniel Alvesh, aktualisht pjesë e gjigantëve transalpin­ë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania