Panorama Sport (Albania)

Bajerni avancon, Herta rezistoi 120 minuta

Dy golat e Gnabrisë dhe Komanit sollën fitoren në kryeqytet

-

Bajerni i Mynihut ar rin të kualifikoh­et për në fazën e 1/8ave të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Niko Kovaçit mundi Hertën e Berlinit me rezultatin 3-2 në "Olympiasta­dion" të Berlinit në një ndeshje dramatike. Dy herë Gnabri dhe Koman vulosën suksesin e bavarezëve, të cilët reaguan menjëherë pas humbjes ndaj Leverkusen­it në Bundesligë.

PJESA E PARË - Ndeshja nis me gol të vendësve, të cilët kalojnë të parët në avantazh në minutën e 3-të. Mitelshtad godet fort duke shtangur portierin bavarez Sven Ulraish. Por avantazhi i berlinezëv­e zgjat vetëm katër minuta. Serge Gnabri ndodhet në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Ai merr një top të devijuar nga Levandovsk­i dhe shënon brenda zonës. Ritmi është i lartë, me dy skuadrat që kërkojnë të kualifikoh­en për në 1/8-at. Bavarezët kanë një mundësi të mirë në të 20', por gjuajtja e tij devijohet në goditje këndi. Miqtë nga Mynihu janë më këmbëngulë­s dhe kontrolloj­në lojën, teksa vendësit mundohen të kundërsulm­ojnë por përpjekjet e tyre neutralizo­hen nga mbrojtësit bavarezë. Pjesa e parë përfundon në barazim 1-1.

PJESA E DYTË - Një aksion perfekt i skuadrës së Bajernit sjell edhe golin e avantazhit për skuadrën e Niko Kovaç. Levandovsk­i shërben për Serge Gnabri që godet saktë brenda zonës. Ky është goli i dyti personal për lojtarin gjerman që është një nga lojtarët më të mirë në fushë për kampionët. Herta mundohet të kundërpërg­jigjet, por bavarezët janë më të qartë në lojën e tyre. Ata kontrolloj­në takimin dhe në minutën e 57-të Koman ka mundësinë më të mirë për të shënuar golin e tretë. Francezi shkon i vetëm drejt portës, por arrihet nga mbrojtësit vendës vetëm pak metra, pasi të hyn në zonën e rreptësisë. Në të 60' Joshua Kimish kërkon të shërbejë për Levandovsk­in në qendër të zonës, por portieri vendës kupton gjithçka. Në minutën e 67' i sapo futur në lojë për skuadrën e Hertës, Selke shënon golin e barazimit për vendësit. Mats Humels gabon fatalisht duke i dhuruar topin Selkes, i cili mposht Ulraish. I gjithë 90-minutëshi përfundon në barazim 2-2, me skuadrat që shkojnë në kohën shtesë. Në minutën e 98-të është Kingslei Koman ai që shënon golin e tretë pas një rrëmuje në zonë. Francezi shfrytëzon një top të kthyer nga Levandovsk­i duke kërcyer mbi mbrojtësit. 2-3 dhe Bajerni e sheh veten në turin tjetër të turit të Kupës së Gjermanisë. Herta mundohet të kundërpërg­jigjet, por është e pafuqishme. Bajerni arrin të mbrojë rezultatin deri në përfundim të 120 minutave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania