Panorama Sport (Albania)

Siti ekzekuton Evertonin, merr kreun në Angli

Një javë më parë mund të ishin -7 pikë nga ekipi i Klop

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Siti ngjitet në krye të Premier Ligës. Në ndeshjen e javës së 27-të të kampionati­t, kampionët në fuqi shkelin fushën e Evertonit (2-0) dhe kapërcejnë Liverpulin në krye të klasifikim­it falë golavarazh­it. Sigurisht që formacioni i Guardiolës ka luajtur një ndeshje më shumë dhe përshtypja është në maj do të jemi dëshmitarë të një sprinti të gjatë dhe të bukur. Mançester Siti ndien aromën e vendit të parë dhe nis duke sulmuar. Në minutën e tretë, Sane tenton shtyllën nga larg, por përfundon jashtë për pak. Në 16' goditja e Laport me kokë shuhet në mënyrë të pabesueshm­e mbi traversë.

Këtë herë nuk fal - Sigurdson dhe Riçarlison akomodohen në stol dhe reflektojn­ë për rekordin e tmerrshëm të Evertonit: 7 humbje në 11 ndeshjet e fundit, por edhe zëvendësue­sit e tyre e kanë të vështirë të bëjnë më mirë. Të përballesh me "qytetarët" dhe zotërimin e tyre të topit është një sprovë për të gjithë. Skuadra e Pepit nuk fal asnjë metër dhe në 19' krosimi i ulët i David Silvës devijohet nga Gyndoan në traversë. Në 29' vendësit japin një shkëndijë dhe devijimi në zonë i Bernard prek shpatullën e Uokerit dhe shkon në goditje këndi. Është vetëm një iluzion për "Toffees", sepse goli do të vijë nga ana tjetër. Minuta e dytë shtesë: e majta e David Silvës që ekzekuton goditjen e dënimit gjen goditjen e saktë me kokë të Laport, i keqmarkuar në mbrojtje.

Dyfishon Zhezus Skuadra e Marko Silvës tenton të marrë iniciativë­n në pjesën e dytë, por tentativat e Zuma dhe Gueje nuk kanë sukses. Duke u zbuluar përpara Sitit është shumë e rrezikshme dhe në 59' David Silva dhe më pas Aguero i afrohen golit të dytë. Pastaj është radha e Sanesë për t'iu afruar golit. Kur arbitri ngre tabelën me 7 minuta shtesë, "Goodison Park" merr një frymëmarrj­e shprese, por Evertoni nuk arrin të bëhet i rrezikshëm dhe pëson edhe golin e dytë në minutën e 97të nga Gabriel Zhezus. Siti feston: një javë më parë mund të ishte -7 nga Liverpuli dhe sot kryeson. Ndërsa të dyja pjesët e Liverpulit, ajo blu dhe e kuqe, për një natë qajnë së bashku.

 ??  ?? Laport shënoi me të vetmen goditje në portë në pjesën e parë
Laport shënoi me të vetmen goditje në portë në pjesën e parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania