Panorama Sport (Albania)

Vllaznia U-19, një kupë për 100-vjetor

Vendësit me formacioni­n më të mirë, shkodranët në krizë

- ABDULLA DUSHKU

Kamza ringjallet në Kupë. Pas humbjes me Partizanin në kampionat të dielën e kaluar dhe polemikave që pasuan sfidën, duke u aluduar dhe akuzuar për tolerim, ndërsa titullarët bojkotuan për shkak të krizës financiare, te kamzalinjt­ë ka ndodhur mrekullia. Në ndeshjen e djeshme të kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, trajneri Ernest Gjoka i pati të gjithë lojtarët në dispozicio­n dhe skuadra arriti të fitonte 10 duke u kualifikua­r për në gjysmëfina­let e Kupës së Shqipërisë. Vllaznia, e cila kishte fituar ndeshjen e parë 2-1, nuk arriti të ruante atë rezultat, ndërsa golin e vetëm e shënoi dje Eneo Bitri. Një takim i kontrollua­r nga vendësit që kanë bërë një paraqitje shumë të mirë. Në çerekfinal­e, Kamza do të luajë ndaj Skënderbeu­t. Vllaznia vazhdon të jetë në krizë. Pas humbjes 2-0 në kampionat me Erzenin, shkodranët u eliminuan dje edhe nga Kupa.

NDESHJA

Loja nis me kamzalinjt­ë që hidhen në sulm. Dhe në fraksionin mes minutës së 11-të dhe 14-të, Kamza ekzekuton tri goditje nga këndi, por është portieri Selimaj dhe mbrojtja që largojnë rrezikun. Në të fundit është Bitri që godet me kokë, por grushton gardiani mik. Miqtë janë të tërhequr në gjysmëfush­ën e tyre, ndërsa lojtarët e Kamzës kombinojnë mirë me njëri-tjetrin. Në të 24ën është Fukui që pason për Plakun dhe ky i fundit shërben për Rezin, por gjuajtja e tij del jashtë. Në 30 minuta lojë, Kamza ekzekuton tetë goditje nga këndi, por nuk arrin të shënojë. Në minutën e 42-të, Malaj kroson drejt zonës nga një goditje e lirë rreth 40 metra, Fukui godet bukur me kokë dhe topi kalon ngjitur me shtyllën pingule duke dalë jashtë. Vllaznia bën gjuajtjen e parë vetëm në minutën e 45-të, kur Lika provon nga një goditje dënimi, por topi përfundon shumë larg shtyllës. Në pjesën e dytë, Vllaznia hyn më agresive në fushë dhe sinjalin e jep në minutën e 55-të. Gurrishta i ka të gjitha mundësitë për shënim dhe godet fort nga jashtë zone, por topi përplaset aty ku bashkohen dy shtyllat e portës. Por, shkodranët ndëshkohen në një moment të mirë që po kalonin. Në minutën e 63-të ka një goditje të lirë për vendësit nga rreth 45 metra, ekzekuton Malaj që kroson në zonë dhe aty është Bitri, i cili godet saktë me kokë dhe 1-0. Vllaznia mundohet të reagojë me anë të Zogajt, por pa rezultat. Në të 80-ën janë Hajdari e Tafili që kombinojnë bukur me kokë, por pret Avdyli në çastin final. Në minutën e fundit, Fukui shpërdoron një rast të artë ku i vetëm tri metra larg portës së boshatisur, gjuan keq. Edhe në shtesë nuk ka më gola dhe Kamza fiton 1-0, duke kaluar më tej në Kupën e Shqipërisë.

 ??  ?? Lojtarët e Kamzës duke festuar golin e Bitrit që i dha kualifikim­in ndaj Vllaznisë
Lojtarët e Kamzës duke festuar golin e Bitrit që i dha kualifikim­in ndaj Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania