Panorama Sport (Albania)

Sot loja me votat! Nëse fiton Duka, e dënuar është UEFA... jo ne!

- Nga GËZIM SINEMATI

T ë paktën të ishin lejuar bastet vetëm për datën 7 shkurt, ditën kur presidenti i futbollit, Duka, do të luftojë për jetë a vdekje për të zaptuar një fron në Komitetin...

"UEFA, kur flitet për klubet shqiptare, ka dhënë prova se jemi gjahu i madh dhe i preferuar apo, siç thonë vetë gjuetarët e futbollit, në Shqipëri ka aq shumë 'kafshë'... sa edhe po gjuajte me sy mbyllur, diçka do vrasësh. Por UEFA, kur flitet për vota dhe për trukime karrierash, nuk është shpirtligë sa me trukimet e ndeshjeve".

T ë paktën të ishin lejuar bastet vetëm për datën 7 shkurt, ditën kur presidenti i futbollit, Duka, do të luftojë për jetë a vdekje për të zaptuar një fron në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Sikur të kishim mundësi ta shikonim këtë ndeshje në ekran dhe t'i hynim thellë në përmbajtje, do të kuptonim se arti më i madh i driblimit nuk është ai i fushës. Këtë herë ka shumë qetësi, nuk janë zbrazur fishekzjar­rët e triumfit para kohe, sepse herën e parë "ndeshja me fronin" rezultoi ters, me gjuhën e basteve një 2-sh i mallkuar! Thuhet se e tanishmja është si qetësi para tufanit, nga ato që nuk tregojnë dot se çfarë feste do të jetë kur nga Shqipëria, e dënuar sistematik­isht nga UEFA, lindi një talent të denjë që t'i ngjitet "Everestit" zyrtar të kontinenti­t...

Për hir të së vërtetës, nëse herën e parë kemi qenë në grupin e atyre që festuan humbjen, këtë herë do të festojmë... fitoren! Pse ky ndryshim i madh shijesh? Sepse këtë herë do të mësojmë si funksionon skema "shpirtëror­e" e UEFA-s, një skemë që lë me gojë hapur edhe mjeshtrat e mëdhenj të hilesë taktike. UEFA, kur flitet për klubet shqiptare, ka dhënë prova se jemi gjahu i madh dhe i preferuar apo, siç thonë vetë gjuetarët e futbollit, në Shqipëri ka aq shumë "kafshë"... sa edhe po gjuajte me sy mbyllur, diçka do vrasësh. Por UEFA, kur flitet për vota dhe për trukime karrierash, nuk është shpirtligë sa me trukimet e ndeshjeve. Kjo është arsyeja që mezi po presim fitoren e Dukës në UEFA, e cila do të shitet edhe si fitore e Shqipërisë, vendi ideal për t'u lumturuar me fitore të blerë, pa pasur frikën e pasojave...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania