Panorama Sport (Albania)

Çudira Çudira dhe dhe baste, Superiorja Superiorja e mbush... mbush... Kupën

Asnjë surpriizë në turiin e dytë,, kualliifii­kohen tetë skuadrat e Superiiore­s.. Ikën Fllamurtar­ii mes pollemiika­ve,, Kukësii feston golliin e parë të Shkurtajt dhe debutiimii­n e Valldet Ramës

- JORGIS MEMO

I I doli doli fjala fjala për për Kamzën, Kamzën, Edi Edi Martini: Martini: Po Po fola, fola, më më bëjnë bëjnë kokë kokë turku turku Skënderbeu Skënderbeu mund mund vetëm Besëlidhje­n, Besëlidhje­n, dëmtohet blerja blerja e e janarit

Kupa e Shqipërisë po konfirmon gjithnjë e më tepër se ka humbur totalisht efektin surprizë. Nëse ndeshjet e para të turit të dytë krijuan përshtypje­n se mund të kishte ndonjë klub të Kategorisë së Parë që do të kualifikoh­ej në çerekfinal­e pas takimeve të kthimit që u luajtën dje, rezultoi e kundërta. Në tetëshe janë të gjitha ekipe të Superiores, përjashto Flamurtari­n dhe Kastriotin, që shorti u kishte rezervuar Tiranën e Partizanin dhe kësisoj u eliminuan që në turin e dytë. Kupa është kompeticio­ni i dytë më i rëndësishë­m në vend, por nëse bën një vëzhgim sa u përket ndeshjeve të djeshme, shija që të lë mesjava e futbollit është vërtet e trishtuesh­me në disa aspekte.

NDESHJE KONTROLLI

Partizani–Kastrioti, TeutaLushn­ja, Skënderbeu-Besëlidhja dhe Luftëtari-Egnatia ishin katër nga tetë takimet që në letër kualifikim­i ishte vendosur që në sfidat e para. Dikush e shfrytëzoi këtë duke hedhur në fushë rezervat, ndërsa të tjerë e gjykuan si ndeshje kontrolli. Në stadiumet “Selman Stërmasi”, “Tofik Jashari”, “Skënderbeu” dhe “Gjirokastr­a” ndeshjet u bënë aq qesharake, saqë vetë lojtarët dhe tifozët e paktë që i ndoqën mezi pritën të përfundojn­ë.

SËRISH ARBITRAT...

Në Vlorë ishte si një “finale” e parakohshm­e ajo mes Flamurtari­t dhe Tiranës, por edhe ajo u njollos, pasi FSHF kishte caktuar një arbitër që nuk qëndroi në nivelin dhe rëndësinë që kishte kjo sfidë e kthimit. Laver Alla u bë protagonis­t, por ajo që shqetëson më tepër është fakti se gabimet arbitrave po rikthehen frikshëm kundër Flamurtari­t. Të jetë rastësi...?!

BASTET “LULËZOJNË”

“Më shumë raporte për ndeshje të dyshuara kanë ardhur për ato që janë luajtur në Kupën e Shqipërisë”, shprehej pak kohë më parë vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka. “Panorama Sport” publikoi ekskluzivi­sht në ndeshjet e para të turit të dytë se edhe kompania më e famshme e basteve “William Hill” kishte kuotuar të gjitha takimet e Kupës së Shqipërisë. Madje, mund të luaje “live” me çfarëdo shume që dëshiroje për çdo ndeshje. Edhe dje e njëjta gjë ndodhi, por gjithsesi kjo nuk do të thotë domosdoshm­ërisht se takimet e djeshme janë trukuar.

STADIUMET BOSH

Teuta luante në Shijak dhe Kukësi në Pezë. Nga ana tjetër, Flamurtari-Tirana, e cila presupozoh­ej se ishte ndeshja me më shumë interes, nuk mblodhi as 200 tifozë në stadiumin e Vlorës. Një shifër e frikshme, kur mendon se përballë ishin dy klubet me shumë histori në futbollin shqiptar. Asnjë prej 8 ndeshjeve nuk kishte të paktën 1 mijë tifozë në stadium. Kamza-Vllaznia mblodhi afro 700, ndërsa rekordi më negativ vjen nga Teuta-Lushnja. Nuk bëheshin as 20 vetë në tribunën qendrore të stadiumit “Tofik Jashari”. Dëgjoheshi­n vetëm britmat e trajnerëve, e veçanërish­t batutat e kreut të pankinës lushnjare, Ilir Gjyla.

GOLAT, I VETMI EFEKT

Në tetë ndeshje u shënuan 16 gola (me një mesatare 2

gola për ndeshje). Më tepër pati takimi në Shijak mes Teutës dhe Lushnjës, ku durrsakët fituan 4-0. Çlirimi i ekipeve në ndeshjet e Kupës dhe loja më tepër sulmuese ndoshta ishte e vetmja anë pozitive e mesjavës në stadiumet shqiptare.

Takimi i vetëm ku mungoi goli ishte në Gjirokastë­r mes Luftëtarit dhe Egnatias. Bluzinjtë u kursyen, duke mos dalë nga nami që ka qyteti, por këtë herë gjithçka justifikoh­ej me faktin që kishin fituar ndeshjen e parë në Rrogozhinë, 0-3.

 ??  ?? Kukësi-Apolonia 2-0 Shkurtaj feston me Rexhinaldo­n
Kukësi-Apolonia 2-0 Shkurtaj feston me Rexhinaldo­n
 ?? FOTO: A.Alia ?? Çast para ndeshjes Teuta-Lushnja, luajtur dje në stadiumin e Shijakut, ku nuk kishte as 20 shikues.
FOTO: A.Alia Çast para ndeshjes Teuta-Lushnja, luajtur dje në stadiumin e Shijakut, ku nuk kishte as 20 shikues.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania