Panorama Sport (Albania)

Kualifikoh­et Tirana, në Vlorë akuzojnë Allën

Gjyqtari nuk jep një 11-metërsh për vlonjatët në të 93-ën

- ERMAL SIKA

Tirana kualifikoh­et në çerekfinal­et e Kupës së Shqipërisë mes polemikash. Në sfidën që u luajt dje në Vlorë, Flamurtari fitoi 1-0, por goli i Kalesë nuk vlejti sepse me rezultat të përgjithsh­ëm 1-2 është Tirana që në mars do të përballet me Laçin për një vend në gjysmëfina­len e Kupës. Sfida është mbyllur me polemika nga ana e vlonjatëve për një gjykim skandaloz të Laver Allës, i cili nuk jep një penallti në minutën e 93-të për një pengim të Liçajt që e çonte ndeshjen në shtesë, si dhe kthimin e ndeshjes në një takim ku në pjesën e dytë luhen vetëm 12 minuta efektive. Aq shumë ka qenë i nevrikosur Daja, sa kapet me gazetarët dhe akuzon gjyqtarët për prishje të futbollit shqiptar. Nga ana tjetër, Tirana zhvillon një ndeshje të çuditshme, sepse për 72 minuta luan me 10 lojtarë për një papjekuri të Grent Halilit, i cili godet Kalenë në fushë dhe ndëshkohet me kartonin e kuq. Gjithsesi, edhe pse vazhdojnë të kenë probleme të mëdha në mbrojtje, pasi goli i pësuar dhe rastet e Flamurtari­t janë flagrante, ai që mban në lojë Tiranën me dy pritje është Alesio Abibi, i cili sigurisht është hero, por në dalje duhet të bëjë më shumë.

NDESHJA - Flamurtari është i plotë, ndërsa Tirana pa Turtullin, Kërçikun dhe Hasanin. Deri në minutën e 12-të, të dyja skuadrat kanë raste sporadike para portave kundërshta­re me Kalenë e Halilin. Gjithsesi, vlonjatët janë më të vendosur për të fituar dhe në minutën e 13-të, Abibi duhet të bëjë mrekullinë me një pritje, pas një gjuajtjeje të Mustës dy metra nga vija e portës. Në minutën e 16-të një papjekuri e Grent Halilit, për pak sa nuk shkatërron qëllimin kualifikim, por sigurisht prish ndeshjen e Tiranës. Doka e Kale dyluftojnë në fushën e lojës me lojtarin bardheblu që shkakton faull. Kale kërkon me ngulm sferën dhe mes dy lojtarëve nis sherri. Halili i ndodhur aty pranë, afrohet dhe rrëzon në tokë braziliani­n, por duke i vënë dorën në fytyrë. Pas dy minutave polemika në fushë, gjyqtari Alla vendos për karton të kuq dhe Tirana duhet të luajë 72 minuta me 10 vetë. Vlonjatët marrin kontrollin e lojës, por goli nuk vjen. Në minutën e 27të Mustafa kroson nga e djathta në qendër për Mustën, që pasi sheh që mbrojtja e Tiranës është në gjumë, godet me kokë, duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar e Abibit, por është traversa që u mohon golin vlonjatëve. Mema trembet në bankinë, por nuk ka çfarë të bëjë. Skuadra e tij tërhiqet pas deri në fund të pjesës së parë.

Pjesa e dytë nis me Tiranën që duket te porta e Koliçit me Grecën, i cili nuk e ka akoma pasin e fundit për Ngonë. Tri

minuta nga pjesa e dytë Flamurtari kalon në avantazh. Kombinim mes Kalesë dhe Mustafës, ky i fundit ia kthen topin braziliani­t që hyn në zonë dhe godet, sfera kalon te duart e Abibit dhe gol. 1-0 dhe Flamurtari është një gol larg golit për të çuar takimin në shtesë. Tronditet Tirana që gjithsesi, mundohet të bëjë diçka nga porta e Flamurtari­t me Hoxhallari­n dhe Grecën, por pa ndonjë rast të madh për gol. Sukaj kërkon një penallti në minutën e 69-të, por për Allën ka simulim të shkodranit, i cili dje debutoi me vlonjatët. Në minutën e 89-të, i riu Rrapaj i

shkon pranë golit, por Abibi bën tjetër mrekulli. Katër minuta më vonë, Atinga pengon Liçajn në zonë, me vlonjatin që mund të shënonte gol. Lojtarët e Flamurtari­t kërkojnë penalltinë që do ta çonte sfidën në shtesë, por që nuk ekziston për Laver Allën, i cili nxiton të mbyllë takimin. Fiton Flamurtari 1-0, por goli i Kalesë nuk mjafton, sepse është Tirana që shkon në çerekfinal­e ku do të përballet me Laçin. Sa për Flamurtari­n, skuadrës vlonjate i mbeten polemikat, pasi në dy takime radhazi gjyqtari brenda në Vlorë ka shkatërrua­r ekipin e Ilir Dajës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania