Panorama Sport (Albania)

Daja-Memës: E ke parë ndonjëherë majën e trekëndësh­it të Bermudës?

Tifozët e Flamurtari­t ofendojnë gjyqtarët dhe tentojnë të zbresin në fushë

-

-Administra­tori i Flamurtari­t Sinan Idrizi mungonte dje në stadium. Idrizi mësohet se ishte në Turqi, ndërsa zëvendësoh­ej nga anëtari i bordit, Robert Islamaj. Në tribunë ishte presidenti i Tiranës, Refik Halili. -Shumë pak tifozë në shkallët e stadiumit "Flamurtari" në ndjekje të ndeshjes mes Flamurtari­t dhe Tiranës. Ishin rreth 100, ndërsa numri i ulët lidhet edhe me orën e papërshtat­shme të zhvillimit të ndeshjes. -Ultrasit e Tiranës hyjnë në stadium në minutën e 34-të të ndeshjes. Nuk dihet se përse ata u vonuan, ndërsa ishin të paktë në numër. Në minutën e 39-të Ilir Daja i tërheq vëmendjen Albi Allës. -Në pushim të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët e Flamurtari­t kapen me gjyqtarin. "O Laver, o Cjapi lërini të luajnë". -Në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes, Halili për dy minuta shikon ekipin teksa po futej në tualet dhe më pas i drejtohet lokalit për të pirë kafe. -Në minutën e 61-të, anëtari i bordit,Roberti Islamaj,i drejtohet nga tribuna portierit të Tiranës. "Ore, qenke më keq se Ilion Lika ti1!" Sukaj debuton me fanellën e Flamurtari­t. Sulmuesi shkodran do të mbajë fanellën e Bushiçit me numër 9. -Në minutën e 71-të Veliu hedh topin teK aneksi i stadiumit. Një tifoz reagon pas kësaj: "Vajti nga gjitoni". -Tension në fund të ndeshjes mes Flamurtari­t dhe Tiranës. Tifozët ofendojnë në kor gjyqtarët, ndërsa tentojnë që të zbresin edhe në fushë. Por është policia që ndërhyn për të qetësuar situatën. -Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja përqafohet përzemërsi­sht me trajnerin e Tiranës, Ardian Mema, të cilin e ka pasur ndihmës në Korçë dhe në Vlorë. Por nuk kanë munguar as batutat. Pasi përqafohen, Mema i thotë Dajës. "Hë kush është më shumë tiranas tani?" Ndërsa Daja ia kthen: "E ke parë trekëndësh­in e Bermudës ti? E ke parë ndonjëherë majën lart… Shikoje". -Autobusi i vjetër i Flamurtari­t largohet nga vendi ku qëndronte prej vitesh. Bashkia e Vlorës ka hequr autobusin nga ky vend, ndërsa operacioni i largimit të tij është zhvilluar gjatë paradites dhe ka zgjatur për 45 minuta. Ishte Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e Bashkisë ajo që drejtoi operacioni­n, i cili ishte i vështirë edhe për shkak të vjetërsisë së autobusit dhe që duhej kujdes. Autobusi është i kohës kur Flamurtari fitoi Kupën e Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit Eqerem Memushi. Mjeti është transportu­ar në ambientet e Parkut Urban.

 ??  ?? Festimi i çuditshëm i tifozëve të Tiranës
Festimi i çuditshëm i tifozëve të Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania