Panorama Sport (Albania)

Trajneri përplaset me gazetarin: Ku e pe tensionin?

-

Përplasje pas ndeshjes mes Flamurtari­t dhe Tiranës mes trajnerit Ilir Daja dhe gazetarit të "SuperSport", Alban Xhihani. Ky i fundit thotë në transmetim direkt se ka tension gjatë daljes së trajnerit Ardian Mema dhe gjyqtarëve, por ky togfjalësh ka irrituar Ilir Dajën që i është drejtuar në mënyrë joetike gazetarit, duke e akuzuar se nuk raportonte të vërtetën. Ja debati i plotë: Daja: Urdhëro, çfarë tensioni kishte, ti që po thoshe tension? Alban Xhihani: Pse Daja kaq nervoz, është hera e parë që e shoh kështu…? Daja: Edhe njëherë mo ej, nuk bëhet më futboll, a e kuptoni? U luajtën vetëm 12 minuta lojë efektive, në pjesën e dytë. Doni ta shkatërron­i? Shkatërroh­eni. Po tensioni ku ishte tensioni? Thanë dy veta? Alban Xhihani: Në qoftë se e keni me mua, unë shpjegoj vetëm daljen. Daja: Ti pra, ku e pe tensionin? Unë jam bashkë me ty. Alban Xhihani: Në qoftë se ke pakënaqësi me mua, unë të kërkoj ndjesë. Daja: Ti thua tension? Ku e pe tensionin? Alban Xhihani: U largua kolegu yt Mema, përpara se të vinte në intervistë. Daja: Përse u largua, pra? Alban Xhihani: Do ta pyes tani, kur të vijë. Daja: Ti thua u largua për shkak të tensionit. Unë jam ngjitur me ty o zotëri, ti thua tension. Ti nuk je zëdhënës shtypi. Alban Xhihani: Jam gazetar dhe raportoj çfarë më thonë. Daja: Çfarë të thonë? Ti raporto atë çfarë është. Alban Xhihani: Pse je kaq nervoz sepse nuk po e kuptoj? Daja: Pse jam kaq nervoz? Sepse 12 minuta lojë efektive u bënë. Alban Xhihani: Nuk është faji ynë ky, mbetemi te ndeshja. Daja: Jo mo, faji yt është që thua tension, çfarë tensioni pe ti? Alban Xhihani: Unë përcolla çfarë tha zëdhënësi për shtyp i Tiranës. Daja: OK, ke shumë të drejtë! Alban Xhihani: E luajtët deri në fund, provuat ta çonit deri në shtesë… Daja: Çfarë luajtëm, 12 minuta loje efektive? Ky është futbolli që doni? Alban Xhihani: Këtë e thoni ju. Daja: Thuaje dhe ti si gazetar, se ti je ai që përcjell atë që shikon.

 ??  ?? Ilir Daja dhe Alban Xhihani, gjatë intervistë­s pas ndeshjes
Ilir Daja dhe Alban Xhihani, gjatë intervistë­s pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania