Panorama Sport (Albania)

“Patëm mundësi të bënim prova, të shtunën tregojmë se jemi Partizani”

-

Trajneri Skënder Gega ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e ekipit në ndeshjen e Kupës ndaj Kastriotit, ku u besoi lojtarëve që kanë pasur më pak minuta. Tani trajneri i të kuqve pret suksesin e radhës ndaj krutanëve, pasi përballja e së shtunës në kampionat ka shumë rëndësi. Gega pranoi se provat e djeshme ia vlejtën, por të shtuan pret diçka tjetër dhe fitorja duket si detyrim për Partizanin. Fati i kualifikim­it në Kupë për ju ishte vendosur para dy javësh. Çfarë vlere pati për Partizanin ndeshja e kthimit me Kastriotin? Mendoj se u kualifikua­m sot (dje), jo para dy javësh. Ndeshja e dytë vlejti se pamë disa lojtarë që nuk kanë pasur minutazhin apo nuk kanë qenë te grupi kryesor në fazat e para. U munduam t’i aktivizojm­ë, në mënyrë që të shënojnë sa më shpesh. U munduam mos të lodhemi duke krijuar energji të tepruara. E menaxhuam mirë dhe jam jashtëzako­nisht i kënaqur sesi luajtëm. Ndoshta Kastrioti nuk erdhi me forcat më të mira, por ky nuk është problemi ynë. Pas tri ditësh do të ndeshemi përsëri me ta. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne. Dyshja Çinari-Hebaj u duk se funksionoi mirë... Besoj se ata bënë mirë dhe është një test pozitiv. Janë pjesë e grupit, e projektit tonë dhe kemi besim tek ata, prandaj kanë luajtur. Gjithsesi, kemi nevojë të rritemi dhe të shikojmë ndeshjen tjetër. Në këtë takim pati risi në vendosjen e lojtarëve. Ishte thjesht një eksperimen­t apo mund të jetë një alternativ­ë për ndeshjet në vijim? Duke parë golavarazh­in dhe që arritëm të shënonim shpejt mund të bënim edhe prova, pasi nuk kishim presion. Lojtari i mirë luan në çdo pozicion, kështu që këto lëvizje nuk na prishën ekuilibrat. Besnik Ferati ka ardhur në verë dhe së fundmi ju i dhatë besim 18-vjeçarit të debutonte me ekipin e parë në ndeshje zyrtare... Ferati është një djalë i ri dhe premtues. Ka kohë që ka ardhur te ne, kontribuon te Partizani B, por stërvitet tek ekipi i parë. Ishte koha e përshtatsh­me për ta aktivizuar dhe bashkë me Koten vrapuan gjithë kohës. Fundi i fundit, kjo është detyra e tyre, se janë me kilometraz­h zero. Janë djem të rinj dhe një ndihmë për ne kur luajnë, pasi dihet se ndeshjet e Kupave të bëjnë të harxhosh më shumë energji. Kastrioti ka marrë dy fitore radhazi në kampionat. Me atë që patë sot, a mendoni se krutanët mund t’ju prishin punë në fundjavë? Unë besoj se të shtunën do të jetë ndeshje tjetër për të dyja ekipet. Si natyrë respektoj çdo kundërshta­r dhe ndeshjet e Kupës nuk kanë të bëjnë me kampionati­n. Ne njohim me detaje Kastriotin, fitoret e tyre i respektojm­ë dhe na bëjnë që të jemi gati. Të shtunën luajmë në fushën tonë para tifozërisë dhe përkrahësv­e tanë, ndaj do të bëjmë më të mirën, sepse jemi në vend të parë, jemi Partizani. Luftëtari është kundërshta­ri i radhës në Kupë... Personalis­ht vlerësoj çdo ndeshje, qoftë edhe miqësore, të cilat dua t’i fitoj, jo më ndeshjet e Kupës. Luftëtari është sfida e radhës në këtë veprimtari, por ka kohë, kështu që jemi të fokusuar totalisht te ndeshja e kampionati­t me Kastriotin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania