Panorama Sport (Albania)

Kukësi ia del me drithërima

Valdet Rama debuton me verilindor­ët, trajneri Armando Cungu nervoz gjatë ndeshjes

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi humbi para dy javësh takimin e parë në Fier kundër Apolonisë me rezultatin 2-1 dhe fitorja i nevojitej patjetër për të ecur më tej në Kupën e Shqipërisë. Ekipi i trajnerit Armando Cungu e mbylli ndeshjen me nga një gol në secilën pjesë, në të parën shënoi Vasil Shkurtaj dhe Valon Ethemi në të dytën, takim i cili u luajt në kompleksin "Internacio­nal" në Pezë. Kukësi luajti me formacioni­n më të mirë, por kjo nuk e pengoi Apoloninë të tregonte veten, duke ia bërë të vështirë kualifikim­in. Edhe pse ia dolën, verilindor­ët luajtën të stresuar, ndërsa Apolonia u dëfrye në fushë, ku pati dhe dy raste të pastra. Gjatë gjithë ndeshjes trajneri Cungu kërkoi më shumë nga ekipi dhe shpeshherë ishte nervoz duke ngritur edhe tonin e zërit.

PJESA E PARË

Kukësi luajti me formacioni­n e parë duke bërë që dhe siguria për rezultatin të ishte më e madhe. Verilindor­ët që në fillim të takimit u hodhën në sulm për të shënuar. Në të 11-ën Çyrbja gjuan drejt portës nga jashtë zone, por pret portieri Cako. Kukësi vijoi me presion në sulm, ku Çyrbja dhe Ethemi ndihmonim nga krahët dyshen Rexhinaldo-Shkurtaj, por vetëm në të 29-ën e gjetën golin. Vasil Shkurtaj bën një lëvizje mjaft të mirë në zonën e Apolonisë dhe shënon, duke mposhtur portierin Cako. Vetëm katër minuta më vonë, Rexhinaldo kërkon të befasojë miqtë duke lëshuar një "predhë" nga distanca, por gjuajtja përfundon jashtë, disa centimetra pranë shtyllës pingule. Në të 41-ën dëmtohet Vasil Shkurtaj, mbas një rënieje në tapet. Në të 42-ën përgjigjet Apolonia me Hysenshaha­j, i cili merr një top mjaft të bukur nga Mihana, gjuan shumë bukur, por sfera përfundon mbi traversë. Në shifrat 1-0 për Kukësin mbyllet 45minutësh­i i parë.

PJESA E DYTË

Fraksioni i dytë nisi me një zëvendësim te Kukësi, ku Shkurtaj ia lë vendin Valdet Ramës. Debuton ish-lojtari i Kombëtares, i cili pritet me duartrokit­je nga të pranishmit e shumtë në kompleksin "Internacio­nal" në Pezë. Futja e Ramës në fushë jep efekt të menjëhersh­ëm, pasi në të 58-ën pason bukur në zonë për Rexhinaldo­n, por 28vjeçari nuk e arrin dot pasin e zgjuar të mesfushori­t. Një minutë më pas kundërpërg­jigjet Apolonia me Sotën, ku miqtë humbasin një rast "të artë", por goditja e tij sh- kon jashtë. Radha i vjen kapitenit Shameti, i cili tenton nga rreth 35 metra të shënojë, duke kërkuar një supergol, por "predha" grushtohet me vështirësi nga "gardiani" Cako. Vjen minuta e 79-të ku për Kukësin mendon Valon Ethemi, i cili mbas golit në Vlorë nuk qëndroi pa shënuar edhe dje. Ai merr një pasim nga Eduard Rroca, dhe pasi hyn mjaft bukur në zonë, driblon portierin duke shënuar golin e dytë për Kukësin, i cili e mbylli në shifrat 2-0 sfidën e dytë të Kupës me Apoloninë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania