Panorama Sport (Albania)

"Shkurtaj-Rexhinaldo, jo zgjedhje e duhur për ta nisur me të dy"

-

Trajneri Armando Cungu ka qenë mjaft i preokupuar gjatë javës për mbarëvajtj­en dhe rezultatin e ndeshjes së dytë ndaj Apolonisë. Pa dyshim sfida e djeshme i dha të drejtë, pasi vështirësi­a për të arritur te kualifikim­i ishte i madh. Në fund të ndeshjes trajneri shkodran e komentoi kështu për mediat takimin me Apoloninë: "Ndeshja nuk ishte e thjeshtë, për shkak edhe të rezultatit të takimit të parë. Edhe në këtë sfidë kundërshta­ri kishte menduar më shumë për mbrojtjen dhe rreshtohej me shumë forca mbrapa. Ishin 11 futbollist­ë afër zonës së tyre dhe ishte e vështirë t'i çaje. E njëjta gjë na ndodhi edhe në Fier. Sa për mungesat, nuk është justifikim për të mos qenë më i bukur në zhvillimin e lojës. Kishim momente jo të mira, kishim pasiguri, si rezultat edhe i mungesave të rëndësishm­e, si Uilliam dhe Dzaria që na jep ekuilibër. Në këto kushte, çaluam disi. Shto këtu edhe presionin. Futbollit nuk i dihet kurrë, me djem të rinj dhe kur nuk ke çfarë humb mund të ketë edhe surpriza". Kundër Apolonisë trajneri aplikoi një skemë të re, e risi ishte aktivizimi i dy sulmuesve Shkurtaj e Rexhinaldo njëkohësis­ht, por Cungu nuk e shikon si modul për vazhdimësi­në. "Nuk është çështje hipoteze sulmi me dy, e kam provuar dhe në Turqi. E provova dhe në ndeshjen e parë në Fier, por kjo nuk do të thotë se nuk do të provojmë dhe në kampionat. Por, për të filluar takimin me dy, nuk mendoj se është zgjedhja e duhur. Janë lojtarë të ndryshëm dhe duan kohën e tyre për t'u përshtatur. Koha jonë nuk pret dhe zgjedhjet e mia dihen", u shpreh trajneri Cungu. Debutimi i Valdet Ramës pritej me shumë interes dje. "Është një lojtar që nuk ka nevojë për reklamë. Është një futbollist me kualitet, e shihni dhe ju mënyrën se si ai luan dhe pason për shokët. Unë thjesht shoh gjendjen e tij fizike. Me aq sa kemi biseduar, na ka thënë se është stërvitur, por gjithçka do t'ia lëmë kohës", u shpreh Cungu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania