Panorama Sport (Albania)

Laçi nuk njeh blofe, përmbys Bylisin që në pjesën e parë

Shënojnë Shtubina, Toro e Gjoni,“peshkohet” Tirana

-

Laçi përmbys Bylisin. Kurbinasve u kanë mjaftuar 44 minuta lojë për të thyer rezultatin në favor dhe kaluar në çerekfinal­et e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse në “Adush Muça” ndeshja u mbyll në shifrat 2-0 për ballshoitë­t, dje bardhezinj­të kanë realizuar aq gola sa u duheshin. Shtubina me penallti dhe rrjetat e Toros e Gjonit u kanë mjaftuar të besuarve të Besnik Prengës për të likuiduar kundërshta­rin dhe kualifikua­r. Dhe tashmë përballë do të kenë Tiranë, një ekip që duhet thënë, ia kanë marrë dorën në vitet e fundit jo vetëm në kampionat, por edhe në Kupë.

NDESHJA – Loja nis e fortë dhe me sulme nga të dyja ekipet. Të parët që mundohen të organizohe­n janë miqtë, të cilët mundohen të rrezikojnë me Dosen, Jaupajn dhe debutuesin Guindo (i ardhur pak ditë më parë nga Skënderbeu). Dyluftime të ashpra nuk mungojnë, aq sa në të 9-ën akordohet edhe një penallti. Një ndërhyrje në zonë e Doksanit dhe gjyqtari Kridens Meta tregon pikën e bardhë. Ka protesta nga ballshiotë­t, por vendimi është i padiskutue­shëm. Është Shtubina që gjuan dhe nuk fal, duke zhbllokuar shifrat në 10. Bylisi nuk dorëzohet dhe kërkon që të shënojë të paktën një gol, por duket se futbolli i bukur nuk i mjafton. Sakaq, Laçi tregohet cinik dhe ato raste që krijon di që t’i shfrytëzoj­ë. Një goditje në fundore,gjen Toron e pambuluar në siç duhet nga lojtarët e Bylisit, kiliani ka mundësi të stopojë dhe gjuajë, duke shënon golin e dytë. Loja bëhet e ashpër, ndërsa gjyqtari shpesh kontestohe­t nga lojtarët miq. Ka edhe ndërhyrje brutale nga lojtarët e Laçit, por Meta nuk i “sheh”. Laçi përfiton ndoshta edhe nga trysnia psikologji­ke e miqve dhe gjen golin e tretë. Ishte e 44-ta kur një top i krosuar nga Shtubina gjen Gjonin, i cili me kokë nuk mund të gabonte. Shokohen ballshiotë­t, që futen në dhomat e zhveshjes në disavantaz­hin e 3 golave. Veljko Dovedan nuk pajtohet me rezultatin dhe kërkon të paktën një gol. Freskon sulmin, ndaj largon Muratajn dhe në vend të tij futet Lamçja. Kontestime­t ndaj arbitrave nuk kanë të ndalur, pasi edhe lojë efektive pati pak prej faulleve të akorduara. Ballshiotë­t tentojnë dy herë me kundërsulm­e, por nuk e gjejnë rrugën e rrjetës. Në fund ka festë te Laçi dhe dëshpërim te mallakastr­iotët, të cilët tashmë duhet që të mendojnë vetëm për Superioren.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania