Panorama Sport (Albania)

Kualifikoh­et Luftëtari, Egnatia nuk gjuan asnjëherë në portë

Ndeshje e mërzitshme pa gola, debuton sulmuesi Uarden

- Pjesa e parë Pjesa e dytë Tomor Shehu

I avantazhua­r nga rezultati i dy javëve më parë 0-3 në Rrogozhinë, Luftëtari i Julian Ahmataj dje nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Egnatian në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Me supermacin­ë e rezultatit të parë, Ahmataj e shfrytëzoi Egnatian si barometër për të parë më nga afër cilësitë e prurjeve të reja. Dimitris Koconis, Angelos Hanti, Erik Uarden, duket se duan dhe pak kohë për t'u përshtatur me lojën e skuadrës. Aktivizimi nga minuta e parë e ganezit Erik Uarden në sulm, Emiljano Çelajt në linjën e majtë të mesfushës dhe i të riut Mario Qerimi në të djathtë janë risitë e takimit.

- Luftëtari me pak ndryshme në formacion dhe Egnatia me mungesën e Cankës, nuk prodhuan asgjë veç disa rasteve të numëruara me gishtat e njërës dorë. Duhet të vinte minuta e 28-të që Luftëtari të zgjohej nga "gjumi letargjik", ku mesfushori Hanti tentoi nga distanca, por gardiani Haremi është i vëmendshëm. Në minutën 39të, Branica i vidhet mbrojtjes së Luftëtarit, gjuan nga afër, por Ruci s'lejon prekjen e rrjetës. Në të 42-ën, qendërmbro­jtësi Rustem Hoxha gjuan nga distanca, por këtë herë reagon portieri mik.

- Fillimi i fraksionit të dytë nis me goditjen e bukur me kokë të Branicës në minutën e 51-të në drejtim të kuadratit të Rucit, por pa rezultat. Në minutën e 61-të, sulmuesi i bluzinjve, Erik Uarden, shpërdoron mundësinë e artë. Ganezi tregohet i pavëmendsh­ëm para portës së rrogozhina­sve. Mesfushori Donald Rrapo gjuan nga larg në minutën e 63të, pas kombinimit të bukur me Nezirin për portierin Harmei s'ka vend për panik. Në minutën e 73të, Oshafi për Luftëtarin mund të gjente rrjetën për golin e avantazhit, por e djathta e shtatlarti­t është për t'u harruar. Pak minuta nga fundi, Mirani, më i miri në fushë për rrogozhina­sit, edhe pse e nisi lojën nga stoli, pati mundësinë e ndëshkimit të bluzinjve. Rezultati përfundimt­ar 00 mes Luftëtarit dhe Egnatias la të pakënaqur tifozët në shkallët e stadiumit "Gjirokastr­a", për mungesën e të shijuarit të një goli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania