Panorama Sport (Albania)

Pokeri i Teutës, tërbohet Gjyla: Shijojini golat

Trajneri ironizon përgjumjen e mbrojtësve lushnjarë

- ANARILDO ALIA

euta kualifikoh­et në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, teksa mund Lushnjën në ndeshjen e kthimit me fitoren 4-0 në stadiumin "Tofik Jashari" në Shijak. Një fitore që mund të ishte akoma më e thellë nëse bregdetarë­t do të tregoheshi­n më të saktë para porte, ndërsa ekipi i Lushnjës nuk e goditi asnjëherë portën e Celeskit që ishte spektator.

PJESA E PARË

Ndeshja nis me Teutën e riformatua­r, e cila thuajse zbret me ekipin e dytë, ndërkohë që titullarët nuk ishin grumbullua­r. Në krahun tjetër, lagunarët zbresin me formacioni­n e tyre më të mirë. Minutat e para ishin të balancuara me Teutën që nuk kërkon të shpenzojë energji. Në minutën e 13-të vjen shkëndija e parë me Vecajn. Lushnja mbyllet pas dhe nuk e sheh më mesin e fushës. Teuta rrit ndjeshëm ritmin dhe tenton me sulme radhazi. Kur kishin kaluar 30 minuta lojë, Gashi "shpik" një asist për Vecajn nga mesi i fushës, me shkodranin, i cili arrin ta zotërojë, edhe pse është shumë larg topit, duke përfitu- ar edhe nga mosdalja e Spahos që t'i bllokojë rrezen e portës dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës. Në harkun e 60 sekondave, Vecaj shënon sërish. Këtë herë është Kamara, i cili "vallëzon" me mbrojtësit dhe jep një asist të mrekullues­hëm për shkodranin që nuk gabon dhe 2-0. I irrituar me të tijtë, Gjyla me ironi u drejtohet lojtarëve: "Hë, po rrini duke shijuar golat?"

PJESA E DYTË

Ky fraksion nis me zëvendësim­e nga dy krahët dhe me gol. I njëjti monolog dhe këtë herë është Ledio Beqja, i cili pasi shmang të gjithë mbrojtjen, i servir golin e sigurt me portën e boshatisur Lorenco Vilës që nuk fal, 3-0. Aktivizimi i Latif e bën akoma më të vështirë punën në mbrojtjen e Lushnjarëv­e, ku me përjashtim të Sefës të gjithë të tjerët janë të mbyllur në 20

metrat e fundit. Vetëm 15 minuta lojë i mjaftojnë Latif për të gjetur golin me një goditje me kokë pas një harkimi nga krahu i majtë i sulmit durrsak. Në fund, Lushnja ishte shumë pranë autogolit, pas një topi të devijuar nga Musaku, por reagon Spaho. Duhet thënë se ishte një nga të paktat devijime të tij në këtë takim, ndërsa për sulmin, lushnjarët nuk goditën asnjëherë portën e Teutës. Përfundon 4-0 një ndeshje pa histori, me Teutën që kualifikoh­et me rezultatin e përgjithsh­ëm 7-1 dhe në raundin tjetër do të gjejë Kukësin.

 ??  ?? Çast para ndeshjes së djeshme në Shijak
Çast para ndeshjes së djeshme në Shijak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania