Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Hasani: Lika rrëzoi dy klube legjendë nga Superiorja

Drejtori i akademisë Vllaznia i përgjigjet kapitenit shkodran

- HASANI

Te Vllaznia duket gjithçka një “minë me sahat”. Në shumë raste, zyrtarë të klubit kanë reaguar ashpër ndaj rezultatev­e të ekipit të parë. Një prej kritikëve të skuadrës së parë është edhe drejtori i akademisë Vllaznia, Alban Hasani. Ky i fundit, në një intervistë për gazetën “Panorama Sport” disa ditë më parë kritikoi ashpër paraqitjen e titullarëv­e në sfidën ndaj Erzenit ku shkodranët u mundën 2-0. Ndërsa, kapiteni Gilman Lika në një përgjigje gjatë ditës së djeshme deklaroi se priste kritika nga njerëz që marrin vesh nga futbolli dhe jo nga të tjerë. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhersh­ëm të Hasanit, i cili ka vendosur t’i përgjigjet kapitenit të Vllaznisë. “Unë kam qenë shumë kritik ndaj Likës dhe titullarëv­e të tjerë të Vllaznisë. Kam folur hapur dhe nuk kam kursyer askënd. Çfarë mund të them unë për Likën? Ai është një lojtar që do mbahet mend gjatë që dy klubet emblemë të Shqipërisë, Tiranën dhe Vllazninë i rrëzoi nga Superiorja brenda dy vitesh. Në atë kohë, ne na vinte zor të dilnim në rrugë kur Vllaznia renditej në vendin e 5-të e jo më të binte nga kategoria. Ndërsa, ky ka rrëzuar dy klubet më të vjetra nga elita dhe tani jep mend. Do të merrem gjatë me të, por jo në këtë moment”, ka mbyllur reagimin e tij për gazetën, drejtori i akademisë Vllaznia. Hasani gjatë gjithë kësaj periudhe i ka kërkuar stafit që të afrojë në ekip lojtarë të akademisë duke mos shpenzuar shumë për të marrë të huaj. Kujtojmë se Vllaznia U-19 u shpall kampione dy vite radhazi, ndërsa dje fitoi edhe Kupën e Shqipërisë duke mundur Besën në finale. Skuadra kuqeblu po kalon një moment të vështirë në kampionat, pasi u mund në takimin e kaluar nga Erzeni dhe diferenca mes vendit të parë dhe të dytë është ngushtuar në katër pikë. Vllaznisë do i duhet të luftojë fort në sfidat e mbetura deri në fund për të siguruar ngjitjen në Superiore. Në shumë raste, pjesëtarët e klubit janë përfshirë në debate mes tyre, ndërsa e njëjta gjë po ndodh edhe së fund mi me Hasanin dhe kapitenin e Vllaznisë, Gilman Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania