Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, një kupë për 100-vjetor

Shkodranët përmbysin Besën për pesë minuta, spektakël dhe emocione në Elbasan

- VLADIMIR MEMA

Një kupë për 100vjetor. Nuk vjen nga ekipi i parë i Vllaznisë, por nga të rinjtë, të cilët ditën e djeshme në “Elbasan Arena” kanë mundur me përmbysje Besën e Kavajës në shifrat 2-1. Një provë force dhe karakteri për të besuarit e Zmijanit, të cilët edhe pse u gjendën shumë shpejt në disavantaz­h brenda fraksionit të parë të lojës kthejnë gjithçka në favorin e tyre dhe mbajnë trofeun e Kupës së Shqipërisë për U-19 në Shkodër. Një Besë që dha maksimumin e saj, ku edhe me pak fat mund të dërgonte ndeshjen te goditja e penalltive, por edhe pse për 20 minuta luajtën me një lojtar më shumë, nuk ia dolën dot të barazonin.

PJESA E PARË - Të dyja ekipet respektive kishin hyrë me ide të qarta në lojë: të fitojnë trofeun. Ndaj, që në sekondat e para nisin edhe aksionet e rrezikshme, ku fillimisht është Zeqiri për kavajasit që rrezikon në portën shkodrane dhe më pas Ndreca në kahun tjetër vë në provë portierin kavajas. Finalja nis me ritëm të lartë që në fillim dhe goli ishte thjesht çështje minutash. Në të nëntën minutë është Shaliani ai që kërcen më lart se të gjithë në zonën shkodrane dhe përfiton si duhet me kokë pas një këndoreje, duke e stampuar sferën në rrjetë. Kuqeblutë nuk i zë paniku, përkundraz­i, vihen menjëherë në kërkim të golit të barazimit dhe rrezikojnë shumë me anë të goditjeve të ndaluara, por hasin vështirësi për të kaluar portierin Dabjani. Vllaznia i shkoi pranë golit në të 27-ën, por devijimi në zonë u ndal në traversë. Megjithatë, rastet do të konkretizo­hen një minutë më pas me gol, me Qardakun që fiton një 11-metërsh pas një ndërhyrjej­e në zonë. E merr përsipër Hoxha dhe nuk gabon. Barazohet gjithçka, por shkodranët nuk e kanë thënë ende fjalën e fundit në këtë pjesë loje, sepse pesë minuta pas baraspeshë­s është Qardaku që përfiton nga një hutim në mbrojtjen kavajase dhe godet si duhet në zonë, duke kaluar në avantazh shkodranët. Besa nuk i beson syve që brenda pesë minutash përmbyset me fraksionin e parë të lojës që mbyllet në shifrat 2-1.

PJESA E DYTË - Vllaznia vjen pas pushimit me avantazhin e një goli dhe i takon Besës të provojë për të ndryshuar shifrat, ku për disa minuta ka një avantazh të lehtë në qarkullim topi, por mungojnë rastet flagrante. Shkodranët mbrohen mirë dhe janë të rrezikshëm në kundërsulm, madje i anulohet dhe një gol pas një faulli ndaj portierit. Minutat kalojnë dhe lojtarët ndiejnë lodhjen, por kjo nuk i pengon të japin shpirtin në fushë. Për të komplikuar situatën për djemtë e Zmijanit mendon Shimaj, që brenda pak minutash merr dy të verdhë dhe lë ekipin me një futbollist më pak. Megjithatë, edhe pse Besa luajti me një lojtar më shumë, e pati të pamundur të barazojë ndeshjen.

 ??  ?? Lojtarët e Vllaznisë U-19 duke festuar me trofeun e Kupës së Shqipërisë
Lojtarët e Vllaznisë U-19 duke festuar me trofeun e Kupës së Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania