Panorama Sport (Albania)

Iliria mposht Burrelin, vendosin Kabiru dhe Xhaferri

Ajazi nuk mjafton, fushë-krujasit ngjiten në vendin e 7-të

- Bujar Balliu

Iliria vuan, por ia del që të mposhtë Burrelin. Ndeshja e javës së 15-të, e zhvilluar në "Redi Maloku", dhuroi gola, kartonë me bollëk dhe kontestime ndaj arbitrave. Një trepikësh me vlera për fushëkruja­sit që ngjiten në vendin e 7-të me 18 pikë, ndërsa matjanët mbeten të parafundit me 15 pikë. NDESHJA - Me aksionin e parë të vendësve, vjen edhe goli i parë. Pas topit të marrë nga Gjokeja, Kabiru çon topin mbi kokën e portretit dhe shënon. Në shifrat 1-0, vendësit marrin zemër, por Xhabrahimi në dy raste që i afrohet zonës së Burrelit pengohet nga mbrojtja mike. Pretendohe­t për penallti, por kryesori vijon lojën. Në minutën e 13-të, Kabiru shpërdoron një tjetër rast ideal, ndërsa dy minuta më vonë një ndërhyrje e ashpër në dëm të Levendit e detyron këtë të fundit të lërë fushën i dëmtuar. Matjanët e ngrenë tempin e lojës dhe në të 18-ën, pas një goditjeje, këndi gjejnë barazimin. Demi nuk e largon topin siç duhet dhe Ajazi përfiton, duke dërguar me kokë sferën në rrjetë. Sulmet dhe kundërsulm­et shtohen, madje Iliria pretendon për një gol të mohuar, pasi sipas tyre topi e kishte kaluar një moment vijën fatale, por kryesori mendon ndryshe. Pjesa e parë mbyllet këtu, ndërsa në të dytën loja bëhet edhe më emocionues­e. Rastet nuk mungojnë, por goli do të vinte vetëm në të 77-ën. Një kros i Ballukut në zonë do të shndërrohe­j në gol nga Xhaferri dhe këtu nis festa për vendësit, të cilët administro­jnë rezultatin deri në fund. Ndërsa miqtë iu afruan portës me Ajazin dhe madje pretenduan edhe për karton të kuq të padhënë, por shifrat mbetën të njëjta deri në fund, me Ilirinë që merr një fitore të rëndësishm­e në ndeshjen e parë të 2019-ës.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania