Panorama Sport (Albania)

Vjet Vjet u u turpëruan, turpëruan, Biba: Biba: S'ndodh S'ndodh më më

"Nëse duam ngjitjen, nuk duhet të falim askënd dhe mbi të gjitha në stadiumin tonë"

- FERIZ FERIZAJ

Kur kanë mbetur 3 ditë nga përballja me Egnatian, te Besa duket se mbizotëron një vlerësim maksimal për kundërshta­rin. Përballja me rrogozhina­sit trajtohet si "derbi" për vetë afërsinë gjeografik­e. Dhe nëse deri para 4 vitesh kavajasit nuk e llogarisni­n si kundërshta­r, tashmë situata ka ndryshuar. Për të kuptuar këtë, mjafton të kujtojmë ndeshjen e një viti më parë, kur shkatërrua­n Besën brenda në Kavajë me shifrat 51. Mbrojtësi Denis Biba vlerëson kundërshta­rin, e megjithatë qartazi e thotë se ka ardhur koha që të shmangen gabimet dhe sidomos në shtëpi. "Nuk është më ajo Egnatia, në të cilën Besa dërgonte përforcime lojtarësh që nuk luanin dot me kavajasit në Superiore. Këto vitet e fundit, ata kanë njohur një progres të madh. Tashmë, Egnatia është e barabartë me këdo dhe rezultatet flasin vetë. Vjet i nënvlerësu­am dhe u turpëruam brenda në Kavajë. Nuk mund të ndodhë më kjo gjë. Tani respektojm­ë forcën e tyre. Ne po përgatitem­i të luajmë njësoj sikur përballë të ishte Bylisi, Lushnja, Apolonia apo cilido ekip tjetër", kështu e nisi deklaratën e tij për "Panorama Sport" mbrojtësi i verdhezinj­ve. Përtej këtij vlerësimi real që Egnatia meriton, pa dyshim që objektivi i vetëm i Besës mbetet fitorja. Denis Biba nuk e mohon këtë, përkundraz­i e sheh si alternativ­ë të vetme fitoren. "Synimi ynë është Superiorja dhe kuptohet, ky objektiv kalon vetëm nëpërmjet fitoreve. Aktualisht kemi diferencë prej 4 pikësh me Bylisin, që në fazën e tretë do të shndërrohe­t në 2 të tilla. Kjo do të thotë se ne nuk duhet më të gabojmë në asnjë ndeshje të mbetur, duke nisur me Egnatian. Në 3 javët që na mbesin për fazën e dytë, patjetër duhet të ndjekim Bylisin e pastaj në fazën e tretë gjërat do jenë ndryshe. Kjo do të thotë se ndaj Egnatias nuk kemi rrugë tjetër, veç fitores. Nuk do të jetë e lehtë, por besoj se Besa tashmë i ka kualitetet që nga stoli në fushë për të bindur në lojë e rezultate. Mjaft kemi gabuar, sidomos në Kavajë. Tashmë, çdo gabim do na komprometo­nte objektivin Superiore", ka përfunduar 23vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania