Panorama Sport (Albania)

Duka, sot dita e së vërtetës

Në garë për tetë vende në Komitetin Ekzekutiv, "garanci" paraprake për kufirin minimal

- OLSI TUJANI

Armand Duka ka sot ditën e së vërtetës me një nismë personale për të ulur Shqipërinë në qeverinë evropiane të futbollit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit garon për të dytën herë në zgjedhjet për një mandat në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Në Kongresin e 43-të të UEFA-s, i cili do t'i zhvillojë punimet në Romë, duket se numri një i FSHF-së shkon me më tepër besim dhe "garanci" se do të ketë mbështetje­n e duhur nga 54 federatat e tjera me të drejtë vote.

Garancia - Herën e parë, Duka u rendit i nënti teksa ishte vetëm nëntë vota më pak sesa vendi i fundit që u bë anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Afërsia me një vend në qeverinë e futbollit, si dhe një lloj garancie më e madhe për mbështetje, duket se e ka bërë Dukën që të rifutet edhe një herë në një garë të tillë. Këtë herë, kreu i FSHF-së ka nisur më herët fushatën dhe ka qenë më i përmbajtur gjatë saj. Duhet që llogaritë paraprake për shpërndarj­en e votave të jenë edhe më ekzakte, që një kandidat humbës të rifutet në garë, ndaj këtë herë situata të jetë më premtuese dhe numri një i FSHF-së të rifutet në këtë garë. Është thuajse matematikë e pamundur që të përcaktosh shpërndarj­en e votave, por përafërsis­ht, në bazë edhe të votimeve të kaluara, kufiri minimal mund të jetë ai i 30 votave për të siguruar një vend në Komitetin Ekzekutiv.

Zgjedhjet - Në rendin e ditës, fillimisht përcaktohe­t zgjedhja e presidenti­t të UEFA-s, por këtë herë, Aleksandër Ceferin futet pa një rival dhe do të jetë thjesht formalitet­i i rikonfirmi­mit në detyrë. Më tej, të 55-të presidentë­t e federatave që aderojnë në UEFA do të votojnë për shtatë nga kandidatët. Në fund, nga dhjetë në total, tetë prej tyre (një post në dispozicio­n për kandidaten e vetme femër) do të fitojnë një mandat katërvjeça­r në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

 ??  ?? Duka gjatë votimeve, dy vite më parë, për zgjedhjet e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në UEFA
Duka gjatë votimeve, dy vite më parë, për zgjedhjet e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në UEFA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania