Panorama Sport (Albania)

Babai del hapur: Hames-Juve, prej miqësisë me Ronaldon

Uilson shtyn të birin drejt Torinos

-

Merkato e janarit mund të ketë përfunduar, por te Juventusi ka gjithmonë kohë për të punuar, për të vlerësuar goditjet e mundshme edhe për sezonin e ardhshëm. Dhe një ndër emrat për të cilët po punohet është ai i Hames Rodrigezit, mesfushori­t që luan në huazim te Bajerni i Mynihut, por që është në pronësi të Realit të Madridit. Lajmet mbi amerikano-jugorin nuk mungojnë asnjë ditë, sepse nëse nga Gjermania nënvizojnë se Bajerni nuk do ta shlyejë kartonin e tij, nga Spanja konfirmojn­ë se Reali po kërkon blerës. Fundja, në Madrid kanë gati blerjen e madhe për sezonin e ardhshëm, Eden Hazard nga Çelsi, dhe për Hames Rodrigezin nuk do të ketë vend në formacion. Për këtë arsye, një aventurë tjetër, pse jo në Itali te Juventusi, është më shumë sesa thjesht një thashethem, duke qenë se në brendësi të tratativës ka hyrë së fundmi edhe babai i futbollist­it, Uilson Rodrigez. “Hamesi është i qetë dhe e vërteta është se nuk jemi aspak të shqetësuar për të ardhmen e tij. Fakt është që për të ka shumë kërkesa, të gjitha të rëndësishm­e, po ne do të kemi kohë që t’i vlerësojmë siç duhet ato. Juventusi pjesë e të interesuar­ave? Po, edhe Juventusi po e vlerëson djalin tim dhe fakti që ai është një mik shumë i ngushtë me Kristiano Ronaldon nuk e fsheh se një transferim në Torino do të ishte diçka që Hamesi do ta mirëpriste me shumë kënaqësi. Madje, nëse djali im do mendimin tim, unë do të isha i lumtur sikur ai të zgjidhte dhe sezonin e ardhshëm të luante te Juventusi. Do të ishte zgjedhja ideale për atë”, deklaroi Uilson Rodrigez.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania