Panorama Sport (Albania)

Rinis Champions-i, ja situata e 16 “motrave”

Barça ekipi më në formë, ndjekin Liverpuli, Juve e Siti

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Duket sikur mungon një jetë nga rifilli mi i betejës për trofeun më të rëndësishë­m në botë, por ndërkohë nga e marta e ardhshme do të rikthehet spektakli i Ligës së Kampionëve. 1/8-at e turneut pritet të garantojnë shumë emocione dhe surpriza, por ndërkohë, ka ardhur ora që të bëhet një analizë e 16 “motrave” që kanë mbetur në garë, ku favoritet e mëdha të momentit duken Barcelona, Liverpuli, Juvja dhe Siti. ROMA-PORTO (12 mars)

Roma *** - Është një ndër ekipet që ka ofruar më pak vazhdimësi, jo vetëm në Serinë A, por duke krahasuar të gjithë elitën europiane. Barazimi me Milanin ishte një lirshmëri për italianët, pas turpërimit 7-1 në Kupë nga Fiorentina. Tani pritet të kuptohet se çfarë Rome do të zbresë në “Olimpiko”, në Champions, në 12 mars.

Porto *** - Nëse situatën e Romës mund ta vlerësojmë me tri yje (*), e tillë duket edhe situata te Porto. Ndonëse barazimi pa gola në javën e fundit kundër Gumareshit nuk ka vënë në rrezik kryesimin, është dëmtimi i pësuar nga Marega (dy muaj jashtë) ai që tremb portugezët dhe përbën një rrezik më pak për Romën. JUNAJTID-PSG (12 mars)

Mançester Junajtid **** Mbërritja në pankinë e Ole Gunar Solskjaer u ka ndërruar fytyrën “djajve të kuq”, madje i ka shkundur totalisht ata, duke ofruar një seri prej 9 fitoresh dhe 1 barazimi në 10 takime. Mbi të gjitha, me largimin e Murinjos janë zgjuar lojtarë si Pogba e Rashford, të cilët janë gati të mahnisin edhe në 1/8-at e Champions-it.

PSG *** - Në kampionat fluturojnë dhe presin vetëm matematikë­n për t’u zyrtarizua­r kampionë, por ndërkohë kanë humbur Nejmarin për dëmtim apo pa harruar edhe nxjerrjen jashtë skuadre të mesfushori­t Rabio. Skuadra franceze pësoi këtë fund-

javë humbjen e parë në kampionat me Lionin, por nuk është se kjo disfatë çekuilibro­n skuadrën e Tuhel.

TOTENHEM–BORUSIA DORTMUND (13 mars)

Totenhem *** - Ka fituar me rezultatin minimal dy ndeshjet e fundit në kampionat me Njukasëlli­n e Uotfordin, por janë dëmtimet e rënda të Dele Alit dhe Herri Kejnit ato që shqetësojn­ë trajnerin Poçetino. Pa këta të dy, Totenhemi humb gjysmën e forcës goditëse të skuadrës.

Borusia Dortmund **** Kanë shtuar në 7 pikë diferencën me Bajernin në kampionat,

por janë eliminuar nga Kupa. Gjithsesi, Borusia mbetet një “minë me sahat” për këdo, sepse me euforinë dhe freskinë që ka treguar deri tani skuadra e Favrese, Totenhemi do e këtë tepër të vështirë. AJAKS - REAL (13 mars)

Ajaks *** - Vështirë të kuptosh Ajaksin. Në sfidën e fundit në kampionat fitoi 6-0 kundër Venlos, ndërsa vinte nga humbja 6-2 me Fejnordin. Mbrojtja ka nisur të ofrojë shumë luhatje, sidomos që kur talenti De Ligt ka përfunduar në vorbullën e merkatos.

Real Madrid **** - Kriza e fillimsezo­nit duket një kujtim i largët dhe tashmë skuadra ka nisur të fitojë në vazhdimësi, duke ofruar 5 fitore radhazi. Problemi i vetëm në skuadër mbetet situata e Solarit me Iskon, por ndërkohë Reali ka gjetur një Benzema që shënon me breshëri dhe një Vinicius që po konfirmohe­t një “zotëri” lojtar, edhe pse vetëm 18-vjeçar. LION–BARCELONA (19 mars)

Lioni **** - Janë mirë, madje shumë mirë, sepse fitorja 21 ndaj PSG-së e konfirmoi këtë. Portieri Lopes, por edhe dy yjet e sulmit, Fekir e Depai janë në formë të jashtëzako­nshme dhe madje gati që t’i shkaktojnë surpriza të këqija Barcelonës së Mesit me shokë.

Barcelona ***** - Në fundjavë pati pak frikë për Mesin, por ai nuk ka asnjë problem dhe nuk ka ndërmend që të mungojë në Champions. Thjesht, “pleshti” argjentina­s po menaxhohet me kujdes për të qenë në formën maksimale, pikërisht në Ligën e Kampionëve. Lioni është i paralajmër­uar, edhe pse mes dy sfidave në Europë do të jetë një tjetër duel me Realin e Madridit, i vlefshëm për Kupën e Mbretit. Pastaj, edhe uria se ky trofe i mungon prej 4 vite Barcelonës, do të jetë një rrezik më shumë, për të cilin Lioni duhet të marrë masa. LIVERPUL-BAJERN MYNIH (19 mars) Liverpul ***** - Dy barazimet e fundit kundër Lesterit dhe Uest Hemit në Premier Ligë nuk duhet të gënjejnë Bajernin e Mynihut. Kjo rënie e vogël fiziologji­ke shpjegohet me një stërvitje speciale që trajneri Jurgen Klop i ka detyruar skuadrës së tij, pikërisht në pritje të Champions-it. Potenciali ofensiv i kësaj skuadre mbetet ai që kanë shijuar të gjithë deri në janar, prandaj Bajerni është i paralajmër­uar.

Bajern Mynih *** - Dukej një periudhë e artë për ta, por papritur përmbysja me Leverkusen­in ka risjellë në sipërfaqe probleme që duket se nuk janë “qepur” brenda dhomave të zhveshjes. Trajneri Kovaç vazhdon të ketë shumë të pakënaqur, yje si Boateng, Humels apo edhe Hames e Riberi, të cilët mund të ndikojnë negativish­t në të gjithë grupin. Pastaj, edhe dëmtimi enigmatik i portierit Nojer është diçka që nuk duhet nënvlerësu­ar. ATLETIKO–JUVENTUS (20 mars)

Atletiko Madrid *** - Humbja e fundit me Betisin është si një sirenë alarmi për spanjollët, sepse Atletiko ka 3 titullarë si Godin, Koke e Saul që po luajnë duke shtrënguar dhëmbët, ndërsa Diego Kosta vazhdon të mbetet larg. Blerja e ish-juventinit Alvaro Morata duket arma e re e spanjollëv­e, por në debutimin e bërë, sulmuesi u duk jo në formë të mirë, ndaj problemet për t’u zgjidhur para Juves janë të mëdha.

Juventus **** - Po kalojnë periudhën më negative të sezonit, duke u eliminuar edhe nga Kupa, por edhe në Torino kanë bërë një stërvitje specifike për Champions-in. Dëmtimet e Kielinit dhe Bonuçit trembën jo pak, por nga infermieri­a sigurojnë se dy qendërmbro­jtësit do të jenë gati për Atletikon dhe me këta të dy, Juventusi di të transformo­het, pa harruar edhe Kristiano Ronaldon, që ekzaltohet në fazën me eliminim direkt të Champions-it. SHALKE–SITI (20 mars) Shalke 04 ** - Ndoshta është skuadra më pak në formë e Champions-it, sepse edhe në kampionat po çalon shumë. Nëse tifozët e saj mund të prisnin një mrekulli të radhës, pas kualifikim­it për në 1/8-at, me formën që gjermanët kanë duket thuajse e pamundur për të frenuar Mançester Sitin e Guardiolës.

Mançester Siti **** - Me një Aguero në formën maksimale, Pep Guardiola mund të qëndrojë i qetë. Tripleta kundër Arsenalit tregon se me potenciali­n ofensiv ku ata mund të mbështeten dhe me lojën e tyre të paparashik­ueshme, tifozët e Sitit mund të nisin të mendojnë për të prenotuar biletat për ndeshjet çerekfinal­e të skuadrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania