Panorama Sport (Albania)

Ceferin sulmon PSG e Juve para rikonfirmi­mit

-

Aleksandër Ceferin është gati që të rikonfirmo­het në drejtimin e UEFA-s. Kongresi që do të mbahet sot në Romë, e sheh atë si kandidatin e vetëm për presidencë­n, kështu që rikonfirmi­mi i tij është thjesht një formalitet. Kreu i qeverisë europiane të futbollit kërkon të vazhdojë idetë e tij që lidhen me sfidat e reja në futboll, por ndërkohë ai është i vendosur të sulmojë presidentë­t e Juves dhe PSG-së, që duan organizimi­n e një Champions-i që të shohë në përbërje vetëm klubet e pasura, por në të njëjtën kohë edhe FIFA-n, në lidhje me idenë e Botërorit me 48 skuadra në Katar. “Nuk do të jem kurrë pro idesë së krijimit të një Superlige me skuadrat më të mëdha të Europës që luftojnë mes tyre. Me sa duket, fakti se janë Juventusi dhe PSG-ja ato që këmbënguli­n për këtë gjë, unë mendoj se do të ishte e mërzitshme që të shihje çdo javë që të luante PSG-Juventus. Një Champions, një turne i ri ku do të bënin pjesë vetëm klubet e mëdha do të vriste futbollin”, shprehet Ceferin, që ndërkohë kalon në sulm të presidenti­t të FIFA-s dhe ideve të tij. “Dëgjoj se FIFA do të bisedojë idenë e Botërorit me 48 ekipe në Katar, por kjo është një tjetër hipotezë e pamundur. Pikësëpari Katari nuk ka kapacitete­t që të organizojë një Botëror me 48 ekipe, por në të njëjtën kohë, edhe sikur t’i bashkëngji­snim një shtet fqinj këtij turneu, sërish është e pamundur, sepse Katari ka shumë probleme politike me ato shtete që e rrethojnë. Infantino do edhe një format të ri për Botërorin e Klubeve? Po, një format të ri, një projekt 25 miliardë eurosh, me para që nuk kanë ende një identitet se nga vijnë. Unë di të them se futbolli nuk është nxjerrë në shitje. Se kush fshihet prapa këtyre ideve duhet pyetur Infantino”, deklaroi Aleksandër Ceferin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania