Panorama Sport (Albania)

Skaroni: Do të kemi stadiumin më të bukur

"Bëj tifo për 'kushërinjt­ë' e Interit, ja plani i përbashkët"

- Përgatiti: REIONLD BAKALLI

Ipranishëm në prezan timin e një sponsori, Paolo Skaroni ka mbajtur dje një konferencë për shtyp. Presidenti i Milanit ka folur për problemet e klubit, projektin e ri për stadiumin, pa kursyer edhe thumbat për rivalët nga kryeqyteti italian. Me deklaratën e djeshme ai i ka hapur rrugën një bashkëpuni­mi të ri me Interin, që si qershia mbi tortë do të ketë një impiant të ri futbollist­ik.

President, Milani në 2019ën duket sikur ka nisur një rrugëtim të ri?

Ne besojmë te cilësia dhe kërkojmë më të mirën. Skuadra po reagon mirë dhe tifozët na ndjekin. Cilësinë së shpejti do ta kërkojmë edhe te stadiumi.

Shpjegohun­i më mirë...

Jam një nga nismëtarët e ideologjis­ë së re milaniste dhe më duhet të marr disa merita. Me nismën time bëmë disa hapa pas për të gjetur rrugën e përbashkët me Interin. Ndryshe nga sa ndodh në Romë ku romanistët urrehen me lacialët, në Milano kjo nuk ekziston. Nëse Interi luan në Champions është normale që të bëj tifo për zikaltrit.

Ekziston mundësia e një bashkëpuni­mi të frytshëm?

Antiteza si ato në Romë për fat nuk i kemi në Milano. Së bashku me Interin kemi nisur bisedimet për stadiumin, një projekt tek i cili besoj shumë, ndaj them me bindje se do të kemi impiantin më të bukur në botë.

Pra nuk do të luhet më në "San Siro"?

Për momentin nuk ka një projekt të mirëfilltë, por pritshmëri kemi. Nuk flitet vetëm për stadiumin, por edhe për një sërë aspektesh të tjera. Ekzistojnë dy plane, njëri përfshin rregullimi­n e "San Siro"-s, ndërsa tjetri një stadium të ri.

Tifozët kanë shumë kujtime në atë fushë, si mendoni ta zgjidhni?

Secili ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ideja jonë është që t'i japim qytetit një stadium niveli, në mënyrë që Milano të bëhet kryeqytet futbollist­ik. Mbase ndërtimi i një impianti të ri paraqet më pak problemati­ka, por kemi edhe shembuj rregullime­sh si "Anfield" i Liverpulit, që vijon të

mbetet një kult.

Sa mundësi ka Milani të ketë një stadium personal?

"Fair Play Financiar" nuk prek investimet e këtij lloji, por edhe ofertat për bashkëpuni­m nuk na mungojnë. Në Itali jemi shumë mbrapa krahasuar me Anglinë, Spanjën apo Gjermaninë, por diçka e tillë na lejon të kopjojmë nga më të mirët. Reali ka një stadium me 7 restorante, Juvja e ka bërë në vitet e fundit, ndaj duhet të mësojmë nga përvojat më të mira për stadiumin

e Milanit.

Por ju thatë se mund ta ndërtoni me Interin...

Dy klubet nuk kanë prezantuar akoma asnjë projekt në Komunën e Milanos. Ne kemi dërguar dosjet tona dhe kemi përshkruar pritsh- mëritë. Ju thashë se nuk është vetëm çështja e stadiumit. "San Siro" është një monument i futbollit tonë, por ashtu siç mund ta përmirësoj­më duke e rimodeluar, edhe mund ta shembim për të ndërtuar diçka më cilësore.

 ??  ?? Administra­tori i Interit Antonelo dhe presidenti i Milanit, Skaroni, pas dopio firmës së djeshme me kompaninë “Vëllezërit Bereta”
Administra­tori i Interit Antonelo dhe presidenti i Milanit, Skaroni, pas dopio firmës së djeshme me kompaninë “Vëllezërit Bereta”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania