Panorama Sport (Albania)

Kuqezinjtë “mashtrohen” nga tregu, Piontek e Paketa u paguan 2-fish

38.7 milionë euro më shumë të paguara nga "Djalli"

-

Lukas Paketa dhe Kristof Piontek janë në podiumin e merkatos së janarit duke e bërë Milanin dominues tregu, jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë kontinenti­n europian. Dyshja u ble për 70 milionë euro (35 milionë secili), duke lënë kështu pas Çelsin që shpenzoi 64 milionë euro për të rrëmbyer Kristian Pulisiçin nga Borusia e Dormundit, klub ku amerikani do të luajë i huazuar deri në fund të sezonit. Sipas një kompanie që merret me vlerësimet e investimev­e të klubeve, si kuqezinjtë, ashtu edhe londinezët kanë paguar shumë më tepër sesa vlera reale e lojtarëve që kanë afruar. Shoqëria e quajtur KPMG vëren se Lukas Paketa që nga "Djalli" u ble 35 milionë euro në fakt vlen vetëm 14 milionë euro. Nëse te braziliani "humbja" është 21 milionë euro, te Piontek është disi më e ulët. 18,7 milionë euro më pak vlen polaku sipas koeficient­it të KPMG-së. Me thuajse 40 milionë euro të humbura, Milanit i mbetet të ngushëlloh­et me shpenzimet e Çelsit. Plot 26.4 milionë euro të "humbura" nga Roman Abramoviç për afrimin e Pulisiç, i cili sipas KPMG vlen jo më shumë se 37 milionë euro, një shifër shumë larg 64 milionëve që arkëtoi Dortmundi. Domenik Solankë nga Liverpuli dhe Xhoni Kastro nga Atletiko e Madridit drejt Uolverhemp­tonit janë dy lëvizjet që plotësojnë pesëshen e transferim­eve me humbje. Te këta të fundit humbjet janë minimale, 1-2 milionë euro, shifra këto të papërfills­hme për klubet britanike, e sidomos nëse i krahasojmë me shpenzimet e Milanit. Nuk duhet harruar se për çështje ekonomike klubi kuqezi vijon të jetë nën lupën e vëzhguesve të bilanceve në UEFA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania