Panorama Sport (Albania)

Dueli për Champions, Milan e Inter varen nga... portierët

-

Interi në vend të tretë, ndërsa Milani në të katërtin. Po katër janë edhe pikët që i ndajnë, por deri këtë herë i largohet mesit të fushës dhe majës së renditjes për t'iu afruar portës. Nga njëra anë veterani Handanoviç, ndërsa nga tjetra i riu Donaruma, që megjithëse pranë të 20-ave ka mbi 150 ndeshje mbi shpinë në Serinë A. Ndaj Romës ai shmangu të paktën katër gola të sigurt, por nuk mundi të ruante fitoren e Milanit, pasi u tradhtua nga Muzakio. Në këtë sezon Xhixho i ka luajtur si titullar të gjitha ndeshjet e Milanit në Serinë A. Ai ka mundur të mbajë në gjashtë raste portën të paprekur, teksa në bilancin personal shënon edhe një penallti të pritur. Donaruma është një talent i padiskutue­shëm dhe 72 për qind e goditjeve të pritura janë një tregues i qartë. Vështirë ta mundësh edhe nga distanca, me numrin 99 kuqezi që regjistron 83 për qind të tentativav­e të ndaluara. 21 golat e pësuar nga Milani deri në këtë moment janë një njollë e CV-së së tij, por me siguri nuk i rëndojnë ndërgjegje­n, sepse Donaruma nuk ka komprometu­ar asnjë ndeshje të Milanit të tij deri në këtë pikë të sezonit, duke qenë shpesh më i miri në fushë, pas kolegëve që shënojnë dhe i dhurojnë pikë ekipit. ZIKALTËR - I fundit i Mohikanëve, quhet Samir, është 34 vjeç e megjithatë mbetet zot i zonës dhe portës së tij. Duke marrë spunto nga ndeshja e fundit ndaj Bolon- jës, portieri ishte ai që e mbajti Interin gjatë në lojë. Falë pritjeve të numrit 1, zikaltrit patën deri në fund të takimit shansin për të marrë një pikë, e cila sidoqoftë nuk erdhi. Handanoviç pret 80 për qind të goditjeve që vijnë në drejtim të tij dhe në sezonin aktual ai ka kryer 65 ndërhyrje vendimtare. Nëse në zonë statistika­t flasin për 76 për qind të topave të pritur, kjo vlerë rritet kur Handën, mundohen ta ndëshkojnë nga larg. Në 90 për qind të tentativav­e nga mbi 16 metra, slloveni pëson gol vetëm në një rast nga dhjetë. Si një "dyqanxhi" i rregullt, falë 34-vjeçarit, por edhe shokëve të repartit, Interi ka mbyllur 11 sfida nga 22 sezone në Serinë A pa pësuar asnjë gol. Meritat këtu duhen ndarë me skuadrën, por fakti që Handanoviç ka një notë mesatare mbi 6, flet qartë për cilësinë e ofruar nga portieri gjatë sezonit aktual. I cilësuar si specialist penalltish, e vetmja "njollë" e sllovenit është fakti se deri tani nuk ka pritur asnjë, por koha është në favor të tij. Handa ka 15 ndeshje kohë për të ofruar specialite­tin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania