Panorama Sport (Albania)

NOTAT BARCELONA

-

TER SHTEGEN 6- Nuk bën ndonjë ndërhyrje madhështor­e, por është gjithmonë i vëmendshëm në daljet dhe i pozicionua­r mirë mes shtyllave për të mbrojtur rrjetën. SEMEDO 6- Dukshëm në moment të vështirë ndaj Viniciusit në pjesën e parë. Por në fazën sulmuese është gjithmonë prezent. Duket se është në momentin e tij më të mirë. PIKE 7- Gabon pak ose asgjë në mbrojtje. Kur Vinicius kalon Semedon, ai i del përpara dhe e ndal gjithmonë. Largon të gjithë topat në ajër. Praktikish­t i kap ai të gjithë. I rrezikshëm edhe në zonën kundërshta­re. LENGLE 5,5- Nuk është i vendosur mirë në momentin kur Lukas Vaskez shënon golin e parë të ndeshjes. Por tregohet i saktë kur duhet të ndërtojë aksionet. ALBA 6- Reagon me vonesë ndaj Benzemasë në golin e Realit, por nga një depërtim i tij vjen goli i barazimit të Barcelonës. Vaskez e markon mirë. Ndeshje e vështirë për të. RAKITIÇ 5,5- Larg formës së tij. Në rënie të vazhdueshm­e. Edhe dje tregoi pasaktësi. Pavarësish­t kësaj, godet traversën. (Nga 63' Vidal 6- Gjysmë ore e mirë për të. I jep freski mesfushës). BUSKETS 6,5- Dikton lojën, kontrollon topin në mënyrë perfekte dhe gjen gjithmonë korridorin për të pasuar. Çdo ekip do ta donte një si ai. ARTUR 6- Është ingranuar mjaft mirë në mekanizmat e Barcelonës. I zoti për të vertikaliz­uar shpesh, duke përdorur pasimin si armën e tij më të fortë. Shumë cilësi, por edhe sasi. MALKOM 6,5- E nis ashtu-kështu, pastaj rritet dhe del në katedër. Në momente të caktuara iluminon lojën e Barcelonës. Në fund gjen golin, pak me fat. Por është i ftohtë dhe i saktë. (Nga 76' Alenja- Pa notë). SUAREZ 6- Bën punën në sulm dhe nuk lodhet kurrë. Skuadra punon për të, por shpeshherë punon edhe ai për skuadrën. KUTINJO 5- Dështimi i "El Clasico"-s. Vjen gjithmonë në mesfushë për të marrë topin, por nuk është i kthjellët për t'i çuar në sulm. Zhgënjyes. (Nga 64' Mesi 6- Futet në fushë dhe të gjithë kërkojnë t'i pasojnë. Por e kërkojnë edhe kundërshta­rët...)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania