Panorama Sport (Albania)

NOTAT REAL MADRID

-

KEJLOR NAVAS 6,5- Bën dy pritje të rëndësishm­e në 30 minutat e para. Tregoi që meriton më shumë sesa të jetë thjesht një portier i dytë. Në çdo skuadër tjetër do të ishte i padiskutue­shëm. Por te goli... KARVAHAL 6- Reali paguan gabimin e vetëm që bën ai dhe pëson gol. Luan mirë gjithë ndeshjen, përveçse në momentin kur Alba i kalon dhe vjen goli i barazimit. VARAN 7- Paraqitje monumental­e. I aftë fizikisht dhe mendërisht. I kujdesshëm gjithmonë në kërkimin e topit. I mbyll të gjithë, Mesin gjithashtu. SERXHO RAMOS 7- "Muri" i bardhë. Përveçse lider i skuadrës bën si duhet detyrën e mbrojtësit. Gjithmonë i qetë dhe i akullt, edhe kur duan ta vendosin në vështirësi. Kapiteni i madh shpëton portën 2-3 herë. MARSELO 5,5- Vuan shumë në fazën mbrojtëse, por e mbështet skuadrën maksimalis­ht përpara. Edhe pse shumë herë, pak konkret. MODRIÇ 6,5- "Topi i Artë" lufton dhe godet kaviljet e kundërshta­rëve. Punon si i palodhur me përulësi. Është ky sekreti i këtij lojtari. Gjithmonë perfekt, edhe atëherë kur bën presing në gjysmëfush­ën kundërshta­re. JORENTE 6- Është zëvendësue­si i Kasemiros dhe bën një provë të shkëlqyer në mesfushë, por largohet i dëmtuar. (Nga 63' Kasemiro 5,5- Humbet disa topa të rrezikshëm në mesfushë. Nuk futet siç duhet në lojë, por rritet me kalimin e minutave). KROS 6- Bën dy tentativa të rrezikshme në pjesën e parë. I shoqëron gjithmonë aksionet e Realit në zonën kundërshta­re. VASKEZ 7- Titullar 18 herë nga 24 të mundshme. Ai është "ushtari" i Solarit. Dhe e paguan siç duhet besimin që i ka dhënë trajneri. I pozicionua­r në mënyrë perfekte ia "merr frymën" Albës. Sakrifikon shumë dhe për më tepër shënon golin vendimtar. (Nga 84' Asensio-Pa notë). BENZEMA 6,5- Është në momentin më të mirë të karrierës. Duket në çdo lëvizje që bën dhe çdo pasim që jep. Ishte ai njeriu asist. VINICIUS 6,5- Në futboll i jepet shumë pak rëndësi pasimit të parafundit. Ishte i tiji sa për informacio­n... Shpërthyes në krah. (Nga 64' Bejl 5- Ka një rast të artë dhe e shpërdoron).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania