Panorama Sport (Albania)

Solari “qan” rastet e humbura dhe merr në mbrojtje Marselon

-

Santiago Solari "qan" rastet e humbura dhe merr në mbrojtje Marselon. Trajneri i Realit të Madridit thotë se skuadra luajti mirë dhe ky ishte një sinjal i qartë që aty punohet shumë seriozisht. Në fjalën e tij pas ndeshjes, numri një i "galaktikëv­e" foli për Marselon duke thënë se është kapiteni i dytë i skuadrës dhe kërkon më të mirën për të. Por Solari nuk e konsideroi ekipin e tij favorit për ndeshjen e kthimit.

REZULTATI- "Në fund të rezultatit është e vështirë të flasësh. Kishim raste për të shënuar në të dyja pjesët, si me Bejlin ashtu edhe me Krosin. Ndeshja ishte e bukur, me shumë kualitet në fushë".

5-1- "Krahasimet me të shkuarën nuk na bëjnë mirë, por ekipi po punon shumë seriozisht. E pamë mjaft mirë këtë gjë".

FAVORITË- "Është një rezultat i hapur dhe mund të ndodhin shumë gjëra, sepse të dyja skuadrat kanë shumë kualitet".

MARSELO- "Ai është kapiteni i dytë i Realit, është 100% madrilen dhe kërkojmë më të mirën për të gjithë".

VINICIUS- "Nuk më surprizon, sepse e njoh që nga momenti që ka ardhur. Ai është një lojtar 18 vjeç dhe luan në mënyrë surprizues­e. Ai ka merita, por edhe shokët e skuadrës që e ndihmojnë të shkëlqejë dhe të

rritet".

KALENDARI- "Do t'i marrim një nga një të gjitha ndeshjet. Kjo është pjesë e bukur e futbollit. Tani do të përqendroh­emi në ndeshjen e ardhshme të kampionati­t dhe pastaj në atë të Champions-it".

RAST I HUMBUR- "Ne duam gjithmonë të fitojmë, rastet i patëm, por futbolli i ka këto gjëra. Ndeshja që zhvilluam është një tregues që këtu punohet shumë seriozisht".

VASKEZ- "Ai të jep shumë alternativ­a dhe të ofron siguri. Por mbështetem te të gjithë lojtarët që kam në dispozicio­n".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania