Panorama Sport (Albania)

Valverde: Reali dridhej kur topin e prekte Mesi

"Kualifikim­i i hapur, ja pse Leo nuk luajti si titullar"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ernesto Valverde e konsideron të hapur eliminator­en e "Kupës së Mbretit" dhe thotë se gjysmëfina­lja e ardhshme do të jetë po kaq e luftuar sa ajo e mbrëmshmja. Trajneri katalanas tregoi arsyen pse Leo Mesi nuk u aktivizua nga fillimi, por tha se sa herë ai prekte topin futbollist­ët e Realit dridheshin nga frika. Numri një i Barcelonës i thuri elozhe lojtarëve si Malkom, por pranoi që Kutinjo nuk po kalon një moment të mirë.

MESI- "Është mirë, por preferuam të mos e rrezikonim për momentin në të cilin ndodhemi. Kishte ende disa shqetësime dhe menduam që kjo ishte gjëja më e mirë që mund të bënim. I marr vendimet në funksion të asaj që është më e mira për Barcelonën. Kur zbriti në fushë mund të ishte vendimtar. Sa herë ai ka topin e dimë që i fut të dridhurat kundërshta­rit".

BALANCË- "Kur një skuadër të shënon gol në minutat e para, të kushtëzon gjithë ndeshjen. Kjo dihet. Në momentin e parë që e zotëruan topin me qartësi na ndëshkuan. Pak nga pak filluam ta kontrollon­im lojën dhe krijuam raste të rrezikshme. Pastaj ndeshja ishte e jona dhe e barazuam".

KTHIMI- "Eliminator­ja është e hapur dhe nuk ka favoritë të qartë. Duke llogaritur klasin e të dyja ekipeve, nuk ka asgjë të sigurt. E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë".

MALKOM- "Pres shumë nga ai. Është mjaft i shpejtë dhe na zgjidh shumë situata të veçanta. Duam që të shënojë dhe të jetë i rëndësishë­m për ne. Rastet i ka pasur gjithmonë".

KUTINJO- "Më pyesin shpesh për të, sepse të gjithë presin shumë nga ai. Është një lojtar i madh dhe do të shkëlqejë. Ai gaboi në dy-tri raste, por siç gabojmë të gjithë".

ARTUR- "Na jep kontrollin e lojës. E dimë që mund të na ndihmojë edhe në ndërtimin e një baze të fortë për të ardhmen. Është lojtar i rëndësishë­m dhe me shumë vlera për ne".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania