Panorama Sport (Albania)

Arsenali vuan, por Emeri po bën një punë të shkëlqyer në “Emirates”

Vetëm Konte e Guardiola kanë fituar më shumë pikë se spanjolli

-

Arsenali ka zënë titujt e parë të mediave për arsyet e gabuara këtë javë, por Unai Emeri është duke bërë një punë të mrekullues­hme në stolin e tyre sipas statistika­ve. "Topçinjtë" kanë vuajtur dëmtimet gjatë gjithë sezonit, veçanërish­t në repartin e prapavijës. Dhe tekniku spanjoll e pa skuadrën e tij të kapitullon­te përballë kampionëve të Mançester Sitit javën e fundit. Për t'i përkeqësua­r më tej gjërat, është lajmi se spanjolli do të ketë vetëm 45 milionë paund në dispozicio­n për transferim­et e merkatos së verës. Dhe me londinezo-veriorët që rrezikojnë të humbasin plot 7 lojtarë me parametër zero në verë, gjërat nuk duken aspak pozitive për "topçinjtë". Me shumë probleme në ajër, një gjë është e sigurt: Unai Emeri po bën një punë të jashtëzako­nshme në sezonin e tij të parë në "Emirates". Në 24 javët e para të Premier Ligës, ai ka humbur vetëm 5 ndeshje dhe ka fituar 14, duke grumbullua­r 47 pikë. Ai lë pas emra shumë të mëdhenj të menaxhimit të 6 klubeve kryesore, në lidhje me rezultatet që kanë arritur në sezonin e tyre të parë në Premier Ligë. Gjatë pesë viteve të fundit, Emerinë e lënë pas vetëm Antonio Konte me 59 pikë dhe Pep Guardiola (49). Por si trajneri i Çelsit ashtu edhe ai i Mançester Sitit kanë shpenzuar mbi 100 milionë paund në sezonin e tyre të parë, krahasuar me shifrën shumë më modeste të 68 milionë paundëve që ka investuar në merkato ish-trajneri i Sevijes dhe PSG-së. 47-vjeçari lë pas Mauricio Sarrin, Zhoze Murinjon (në stolin e Mançester Junajtid), Mauricio Poçetinon dhe Jyrgen Klopin. Vetëm tekniku i Totenhemit ka shpenzuar më pak në sezonin e tij debutues në "White Hart Lane", ndërsa Emeri ka fituar 10 pikë më shumë sesa Klop në të njëjtën fazë të sezonit të parë të gjermanit në "Anfield Road". Dhe duhet thënë se si Poçetino ashtu edhe Klop konsideroh­en dy prej trajnerëve më të paprekshëm aktualisht të Premier Ligës, sigurisht së bashku me Pep Guardiolën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania