Panorama Sport (Albania)

Nis lufta për Salan, Nanta kërkon paratë, Kardifi refuzon

Klubi francez kërcënon me gjyq skuadrën uellsiane

-

Tentativa për të rikuperuar trupin e zbuluar në avionin e rrëzuar në Kanalin e La Manshit më 21 janar, që po transporto­nte nga Nanta drejt Kardifit futbollist­in argjentina­s Emiliano Sala, nisi në orët e para të ditës së mërkurë. Operacioni po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta për shkak të kushteve të rënduara atmosferik­e dhe një zëdhënës i Degës së Hetimit të Aksidentev­e Ajrore (AAIB) deklaroi: "Po kërkojmë të rikuperojm­ë trupin. Nëse manovra do jetë e suksesshme, do marrim parasysh edhe mundësinë e nxjerrjes në sipërfaqe të relikeve të avionit. Deti i fortë po e bën të pamundur që të punojmë sistematik­isht dhe po e bëjmë vetëm me periudha të kufizuara gjatë ditës, kështu që operacioni i rikuperimi­t po vazhdon ngadalë". Relikja e "Piper Malibu" u zbulua të dielën falë eksplorues­it të marinës Dejvid Merns, përgjegjës i kërkimeve private të nisur nga familja Sala pas mbledhjes së fondeve që në pak ditë kaluan 400 mijë eurot. Avioni u zbulua falë sistemit hidrolokat­or në 67 metra thellësi. Në bord, veç sulmuesit 28-vjeçar ishte edhe piloti Dejvid Ibotson, i cili ishte i pajisur vetëm një licencë private fluturimi. Trupi i zbuluar brenda avionit nuk dihet ende nëse është i futbollist­it apo i pilotit. Vjen përplasja - Klubi i Nantës ka kontaktuar me Kardifin për t'i kërkuar këstin e parë të 15 milionë sterlinave të shitjes së futbollist­it, e cila e plotë duhet të shlyhet pas tri vitesh. Beteja ligjore duket shumë pranë, sepse klubi uellsian ka refuzuar që ta bëjë dërgesën e parë, duke njoftuar se do ta bëjë një gjë të tillë, por jo më parë sesa të jenë mbyllur hetimet për aksi- dentin. Francezët kanë dërguar të enjten e shkuar një e-mail në zyrat e Kardifit, ku u kërkojnë të bëjnë pagesën dhe kur kanë marrë përgjigje negative nga klubi i Premier Ligës, ditën e martë kanë dërguar një letër ku kërcënojnë me ndërmarrje­n e hapave ligjorë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania