Panorama Sport (Albania)

Solskjaer zbulon sekretet: Formacioni­n e bëj një muaj para

"Lojtarët i motivoj me videot e historisë së klubit"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Dhjetë ndeshje dhe kuota e humbjeve ende zero? Si ia ka dalë Ole Gunar Solskjaer të shkëlqejë në "Old Trafford" dhe të përmbysë krizën që trashëgoi Zhoze Murinjo jo vetëm sa u përket rezultatev­e, por edhe identiteti­t të lojës së kësaj skuadre? Trajneri norvegjez zbulon disa nga sekretet e tij në një intervistë për "Sky Sports".

Rashford ka thënë se i frymëzoni lojtarët tuaj duke iu treguar golin e famshëm të finales së Champions-it kundër Bajernit në 1999. Por muajin e fundit u keni treguar një tjetër video...

Po, një kundërsulm në 1997 kur i shënoja Arsenalit. Por edhe një video të Ronaldos, Runit dhe Park sërish ndaj "topçinjve" në gjysmëfina­len e Champions-it 2009. Edhe pse sot kemi lojtarë të ndryshëm, Rashford dhe Marsial nuk janë shumë të ndryshëm nga Kristiano dhe Uejn. Lingard me shpejtësin­ë e tij është si Park. Ne nuk duhet t'i harrojmë këto ndeshje, sepse janë pjesë e historisë sonë.

Shumë është folur për përfshirje­n e Fergusonit në drejtimin e skuadrës së Junajtid...

Tani e kuptoj ç'është pasioni dhe pse menaxheri vinte aq herët në stërvitje. Nuk e kuptoj si arrija të flija aq shumë kur isha një lojtar?

A është Fergusoni një pikë referimi? Ai planifikon­te gjithçka më parë, formacioni­n, rrotacioni­n dhe e përshtaste gjithçka sipas ndeshjes.

E kam ndjekur metodikën e tij të punës që kur u ktheva në shtëpi te Molde. Ishte ndryshe te Kardifi, sepse objektivi ishte të kapje ndonjë pikë tek-tuk. Por tani planifikoj gjithçka më përpara dhe mendoj se e kam skuadrën gati për një muaj të plotë. Vendos në varësi të formës gjithashtu, por pak a shumë e kam zgjedhur skuadrën.

Çfarë nuk shkoi në 2014, kur ishit në stolin e Kardifit? Cili është ndryshimi me sot te Junajtid?

Është një tjetër klub dhe situata të ndryshme. E njoh kulturën, identiteti­n dhe stilin e lojës së Junajtid dhe ai më përshtatet shumë më tepër nga një klub që luan në vendet e fundit të klasifikim­it. Nuk isha gati për atë luftë.

Çfarë ka ndryshuar në skuadër nga momenti që u ulët në stol?

E kemi vendosur veten në një pozicion të shkëlqyer dhe në formë fantastike. Kemi fituar vetëbesim dhe jemi gati për këto ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania