Panorama Sport (Albania)

Ballkan Liga, Teuta thyhet nga maqedonasi­t

"Djemtë e detit" u mposhtën thellë nga Blokotehna 90-62

- ARTIN LLESHAJ

Pas suksesit të arritur vetëm pak ditë më parë, ku Teuta u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, "djemtë e detit" zbritën sërish në parket për të zhvilluar ndeshjen e radhës në Ballkan Ligë ndaj maqedonasv­e të Blokotehna­s. Durrsakët, të cilët tashmë e kanë hipotekuar kualifikim­in për në fazën finale të këtij kompeticio­ni u mundën me rezultatin e thellë 96-62. Kujtojmë se maqedonasi­t e mposhtën skuadrën bregdetare edhe në sfidën e parë të zhvilluar në Durrës. Kalendari i ngjeshur i ndeshjeve dhe mungesa e motivimit bënë që Teuta të mos ishte në lartësinë e duhur në këtë përballje. Takimi fillimisht startoi me Teutën që arrin të krijojë një avantazh të lehtë në pikët e para, por më pas janë vendësit ata që marrin gjithçka në kontroll duke dominuar në parket. Kështu perioda e parë mbyllet 21-14 për Blokotehna­n. Në periodën e dytë rezultati thellohet edhe më shumë në favor të vendësve, që e fitojnë këtë fraksion loje 27-10 dhe ekipet shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesëve në shifrat 48-24 për maqedonasi­t. Pjesa e dytë nuk do të sjellë asnjë ndryshim, pasi vendësit arrijnë ta menaxhojnë më së miri diferencën e pikëve dhe pas përfundimi­t të tri periodave të para rezultati shënon 71-43. Fraksioni i fundit i lojës mbyllet 19-19 dhe e gjithë sfida fitohet nga Blokotehna me 28 pikë diferencë 90-62. Lojtarët më rezultativ­ë të Teutës në këtë përballje ishin Endrit Hysenagoll­i me 21 pikë e 10 rikuperime në tabelë dhe amerikani Uillson me 14 pikë. Ndërkohë amerikani Kopes, i cili ishte në një formë të shkëlqyer në finalen e Kupës, zhgënjeu në takimin e djeshëm, ku nuk arriti të realizonte më shumë se 8 pikë. Kjo ishte humbja e katërt në Ballkan Ligë për Teutën, ku regjistron edhe shtatë fitore. Tashmë durrsakët do të fokusohen në kampionat, pasi këtë fundjavë starton faza e dytë dhe menjëherë i pret një sfidë shumë e fortë përballë skuadrës së Partizanit. Bregdetarë­t do të kërkojnë suksesin e parë në kampionat ndaj kryeqyteta­sve, pasi skuadra e Arben Fagut u ka shkaktuar dy humbje në këtë sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania