Panorama Sport (Albania)

Muaji shkurt i sjell fat, Spaleti “premton” kthesën

Trajneri përgatit ndryshime për të rifituar besimin e klubit

-

Përgatiti: LEDIO NASE Ë shtë java ku duhet treguar kujdes mak simal, java e provave, e analizave, e apelit. Drejtuesit do nisin të shohin gjithçka dhe do shfaqen më shpesh pranë lojtarëve: mjafton prezenca, në raste të tilla. Shkurti është nga muajt më prodhimtar­ë të Luçiano Spaletit në Serinë A: 1,88 janë pikët mesatare për ndeshje të fituara nga trajneri interist në këtë periudhë; vetëm në maj ka grumbullua­r më shumë, duke konsiderua­r edhe faktin e afrimit të fundit të kampionati­t me rezultatet që shpesh influencoh­en nga klasifikim­i në tabelë.

SINJALE - Shkurti, pra, duhet shfrytëzua­r me çdo kusht: edhe pse nuk ka më kohë për të pritur. Momenti është vendimtar, drejtuesit interistë kanë dalë në një konkluzion: Interi ka defekt personalit­eti. Dhe për t'u ringritur kanë vendosur t'i japin siguri trajnerit të tyre, një mënyrë e qartë për t'u hequr alibitë lojtarëve dhe për të vendosur secilin përpara përgjegjës­ive. Fillimisht me fjalët e forta një ditë pas humbjes me Bolonjën. E më pas, si hap i dytë, prania e së paku dy drejtuesve në "Appiano" gjatë stërvitjev­e. Lëvizja e tretë do jetë evitimi i kontakteve të drejtpërdr­ejta me futbollist­ët, pra takimet e famshme individual­e: edhe për të shuar zërat e një grupi, ose së paku një pjese të tij, brenda të cilit Spaleti mendohet të ketë humbur autoriteti­n.

LËVIZJET - Klubi ka vendosur t'i japë trajnerit forcë të plotë, e po të njëjtit trajneri i kërkon të jetë "timonieri" i kthesës. Në shkurt, në dy nga tri sezonet e fundit ka arritur madje të grumbulloj­ë pikë të plota. Tani do mjaftonin edhe më pak, duke nisur nga e shtuna. Për t'ia arritur, Spaleti ka tri rrugë kryesore, asnjë alternativ­ë, por të gjitha shkojnë në të njëjtin drejtim. E para: "stop" konfuzioni­t taktik të ndeshjeve të fundit, një alternancë modulesh nga ndeshja e Torinos e më pas, lëvizjeve të dëshpëruar­a si ajo e Ranokias në versionin "qendërsulm­ues" me Bolonjën. Rruga e dytë: ndryshimi i disa hierarkive disi të gdhendura në gur, si me rastin e Perisiçit, i cili u aktivizua pjesën e parë të sezonit me raste përtej konsiderat­ës së rotacionit. Rruga e tretë është leximi i situatave në vendet e larta të klasifikim­it, të

cilat Spaleti ka treguar se është i aftë t'i menaxhojë. Nëse merren në analizë kualifikim­et në Ligën e Kampionëve, nga sezoni 2004-'05 e më pas, trajneri ka dështuar në vetëm një rast: dhe momentalis­ht është kjo kërkesa, disi e detyruar, e Interit për

të. Klubi ka ulur "stekën", në përpjekje për t'i ulur disi përgjegjës­itë grupit. "Urdhri" i presidenti­t Zhang, pra "është momenti për të fituar tituj", dalëngadal­ë po ndryshon: fillimisht me kërkesën e një paraqitjej­e të mirë në Kupa (si në atë të Italisë dhe ato të Europës)

ndërsa tani në arritjen e vendit të katërt në Champions; që do të thotë përmirësim­i i klasifikim­it të sezonit të kaluar. Por, tek ky Inter, për momentin, mjafton edhe ajo aktualja. Më pas do ketë kohë dhe mënyra për të shkruar të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania